Alarm për sigurinë ushqimore: Nivele të frikshme pesticidesh në fruta dhe perime!

Një qytetare nga Durrësi i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të ngritur një alarm serioz mbi sigurinë ushqimore, duke ndarë një shqetësim të thellë si nënë e një fëmije të vogël.

Ajo ka përdorur një pajisje të quajtur Green Test, e cila është një analizues portativ që mat nivelin e nitrateve dhe pesticideve në fruta dhe perime. Pajisja jep një vlerësim të menjëhershëm për sigurinë e produktit dhe tregon nëse ai është i konsumueshëm apo i rrezikshëm për shëndetin.

Në një nga pamjet e dërguara, një pjepër i matur me këtë pajisje rezulton me vlerën 350 mg/kg, ndërkohë që norma e pranueshme për konsum është vetëm 90 mg/kg. Pajisja shënon në ekran: “Niveli shumë i lartë – produkti është i pasigurt për konsum”, ndërsa më alarmant është rezultati në një shalqin, i cili tejkalon çdo limit, duke shkuar në 9999 mg/kg, ndërkohë që norma e pranueshme është vetëm 60 mg/kg.

“Të gjitha produktet i kam blerë në kohë të ndryshme, në çdo dyqan të Durrësit, në supermarkete, te fermerët, në tregjet e hapura, dhe të gjitha tregojnë rezultate alarmante. Nivelet e pesticideve kalojnë çdo kufi!”, – shprehet qytetarja për JOQ Albania.

Ajo shton: “Jam nënë dhe mundohem të mbroj fëmijën tim, ndaj e kam të detyruar t’i mas produktet që blej. Por nuk është normale që gjithçka që hamë të jetë helm!”

Në fotot dhe videot e dërguara, pajisja tregon qartë që frutat dhe perimet që qarkullojnë në tregjet tona janë të tejmbushura me kimikate, që në afat të gjatë janë të lidhura me rreziqe serioze për shëndetin, përfshirë kancerin, dëmtimet hormonale, infertilitetin dhe probleme te fëmijët.

“Vetëm Zoti na ka në dorë, sepse nga këta plehra që nuk bëjnë punën e vet, do të kishim vdekur me kohë,” thotë ajo në fund të mesazhit, duke kërkuar ndërgjegjësim publik dhe reagim institucional.

JOQ Albania i bën thirrje urgjente AKU-së, Ministrisë së Shëndetësisë dhe çdo institucioni përgjegjës të reagojnë menjëherë për të ndalur këtë helmim të heshtur të popullatës! Nuk është normale që në çdo qytet të Shqipërisë të shesin pa asnjë kontroll produkte që dëmtojnë rëndë shëndetin e qytetarëve!

 

 

Related Posts

Horoskopi, renditja e shenjave më me fat të javës nga 22 deri më 28 dhjetor: Krishtlindje me Venusin në Bricjap

Renditja e shenjave më me fat për javën e Krishtlindjeve, nga e hëna 22 deri të dielën 28 dhjetor 2025, është shumë e qartë: nëse kërkoni dashuri…

Policia vr*t burrin që kër’cënonte qytetarët me thikë

Korsika, 20 dhjetor 2025 Ajaccio – Një burrë 26-vjeçar, me origjinë nga Senegal, u qëllua për vdekje nga policia në mes të qytetit Ajaccio, në Korsika, pasi…

“U përballa me një trajtim çnj’erëzor në Akademinë e Sigurisë, më ka lënë me pasoja psik*logjike!”

Një ish-kursant i Akademisë së Sigurisë i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania, duke ngritur akuza të forta për atë që ai e përshkruan si trajtim çnjerëzor…

Francezët kërcejnë vallen pogonishte për kolegun e tyre shqiptar

Një moment i veçantë dhe plot emocion ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një emigrant shqiptar që jeton dhe punon në Francë, i cili ka…

Disa muaj më parë i k*puti veshin një 21-vjeçari, Samuel Tahiraj tymos kotelen me h*shash live ne TikTok

Një video shqetësuese ka mbërritur së fundmi në redaksinë e JOQ Albania, ku shihet një 19-vjeçar, i identifikuar nga denoncuesit si Samuel Tahiraj, duke tymosur kotelen me…

Ky shtet ndalon serialet ku burrat e pasur bien në dashuri me vajzat e varfra

Autoritetet në Kinë kanë vendosur të ndalojnë dhe kufizojnë serialet televizive dhe ato online ku paraqiten histori dashurie mes burrave shumë të pasur, si CEO apo miliarderë,…