Raporti psikik për vr*asësin e motrës së tij, vëllai i Liridona Ademajt: Naim Murseli s’ka të meta mendore, e përdori për të zvarritur procesin

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur për raportin e Institutit të Psikiatrisë Forenzike, ku ka rezultuar se Naim Murseli nuk ka të meta mendore.

Ai ka thënë se për familjen Ademaj kjo periudhë nuk ka qenë e lehtë, por sipas Leonardit, ata kanë besuar se Naim Murseli një gjë të tillë po e bën vetëm për të zvarritur procesin gjyqësor dhe për t’iu shmangur përgjegjësisë penale.

“Naimi këtë e kishte si kartë të fundit me të cilën mund ta zvarriste procesin gjyqësor. Po besoj se Prokuroria dhe Gjykata do ta marrin si të tillë këtë çështje dhe do të vazhdojnë me procesin, pa lejuar më që ai të zvarritet”, ka thënë ai.

Më herët, vëllai i Liridona Ademajt kishte deklaruar në studion e emisionit FIVE se porositësi dhe organizatori i kësaj vrasjeje është Naim Murseli.

Të njëjtën gjë e ka përsëritur edhe sot:
“Po pra, Naim Murseli është organizatori i vrasjes, së bashku me Kushtrim Kokallën, ndërsa ekzekutori është Granit Plava. Të tre së bashku kanë ndërmarrë një veprimtari kriminale duke e vrarë Liridonën”, ka thënë ai.

Ai tutje ka thënë se presin që Gjykata të punojë drejtë dhe pa lejuar që të zvarritet më tej ky proces gjyqësor dhe se seanca për rastin e Liridonës do të mbahet të hënën e ardhshme.

‘’Për ne si familje dihet qartë se Lirodona nuk kthehet më dhe nëse dënimi është maksimal. Por ajo se çfarë duam ne është që këta të dënohen dhe të jepim një mësim për të gjithë ata të cilët tentojnë të bëjnë një diçka të tillë që të mos ja mësyjnë asaj rruge se me besim në drejtësi ata ta kryjnë këtë punë dhe të vendosen përballë sistemit të drejtësisë’’, ka thënë ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Evi Kokalari nxjerr se*kretet e Salianjit: Kush eshte ish e dashura e njohur e Salianjit, i ndau Grida se e donte për vete?

Zbulesa që ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka kryer ndërhyrje estetike gjatë kohës që ndodhej në burg, vazhdon të shkaktojë tronditje dhe reagime të ashpra në…

“U ktheva nga Italia për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri – më shembën shtëpinë dhe më gjobitën 58 mijë euro!” – Historia tronditëse e 23-vjeçarit nga Thethi

Klodian Harusha, një djalë vetëm 23 vjeç nga Thethi, po kalon dramën më të madhe të jetës së tij: pasi u kthye nga Italia me ëndrrën për…

Marrëveshja hyri në fuqi më 1 korrik, ja çfarë duhet të bëjnë emigrantet shqiptarë në Itali për te marre pensionet

Instituti i Sigurimeve Shoqërore në Itali, me vendimin Nr. 2211 të datës 10 korrik 2025, njofton se dispozitat e Marrëveshjes dhe Rregullimit Administrativ midis Republikës Italiane dhe…

Zhdukja misterioze e Eraldo Muçit, Lala jep detaje: U nis për një ‘punë’ në Durrës, ja shuma që mori borxh

Gazetarja Klodiana Lala foli sot në një emision televiziv lidhur me zhdukjen misterioze të Eraldo Muçit, një i ri nga Memaliaj, i cili dyshohet se ishte duke…

Shpërthen bombula e gazit, një i pl*agosur

Nje person mbeti i plagosur pas shperthimit te nje bombole gazi ne Shkoder. Shkodër / Informacion paraprak Rreth orës 17:55, në lagjen “Partizani”, në banesën e shtetasit…

Geti zbulon sfidat e tij me ka*ncerin: Një rrëfim prekës dhe inspirues

Reperi i njohur Getoar Selimi, më i njohur si Geti, ka ndarë një rrëfim prekës dhe inspirues në emisionin ‘Canapé’ me Shpend Lipën, duke zbuluar për herë…