Zhdukja misterioze e Eraldo Muçit, Lala jep detaje: U nis për një ‘punë’ në Durrës, ja shuma që mori borxh

Gazetarja Klodiana Lala foli sot në një emision televiziv lidhur me zhdukjen misterioze të Eraldo Muçit, një i ri nga Memaliaj, i cili dyshohet se ishte duke udhëtuar për të kryer një “punë”, të lidhur me aktivitetin kriminal.

Lala tha se Eraldo vjen nga një familje e varfër dhe se ai ishte mik i besuar i i Aleksandër Sadikajt, i njohur me nofkën “Sanço”, i cili u ekzekutua në atentat më 2022 tek Rreth-rrotullimi i TEG-ut.

Gazetarja theksoi se Muçi kishte marrë një borxh prej 10 mijë lekësh dhe ishte parë me një makinë luksoze para se të humbiste çdo gjurmë në autostradën Tiranë-Durrës.

Ajo gjithashtu përmendi se policia ka pasur kontrolle të shumta për të zbuluar detajet rreth grupit kriminal të Dhëmblanit, pas masakrës së Memaliajt dhe vrasjes së Aleksandër Sadikajt.

Klodiana Lala: Eraldo Muçi është djali i vetëm i dy prindërve, që janë në gjendje të mjerë ekonomike, që jetojnë në një fshat të Memaliajt. Ai ishte mik i besuar i Aleksandër Sadikajt, pra “Sanço”, ekzekutuar në atentat më 2022 tek Rreth-rrotullimi i TEG-ut. Eraldo Muçi tek Sancho Farm ka marrë tek menaxheri i fermës një shumë prej 10 mijë lekësh, pra borxh për të shkuar në Durrës, për të shkuar, sipas të dhënave, për të bërë një punë, nuk dimë se për çfarë pune bëhet fjalë, por dyshohet se ka të bëjë me aktivitetin kriminal dhe aty ka shkuar një makinë luksoze, që Eraldo Muçi iu ka thënë miqve se pas ca ditësh, kur të mbarojë atë “punë”, do e kishte ai një mjet të tillë. Gjurmët kanë humbur pas QTU-së, në autostradë. Një personi që quhet “Tupja” dhe vëllait të tij iu janë kontrolluar banesat, me shpresat për të shkuar në gjurmët e të riut.

Ju e dini mirë se pas vrasjes së Aleksandër Sadikajt, kishte sagë të tmerrshme kriminale. Edhe për masakrën e Memaliajt, policia kohët e fundit ka pasur kontrolle në atë që njihet si Grupi i Dhëmblanit, duke shkuar në gjurmët e një personazhi që është arrestuar në Tiranë, në kuadër të një tjetër operacioni. Ndoshta autoritetet mund t’i afrohen zbardhjes së ngjarjes. Policia ka dashur të arrestojë persona të grupit kriminal të Dhëmblanit, e nuk ka pasur rezultat. Personazhi kryesor është arrestuar në Tiranë, në një përplasje me policinë.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…