“I ak*zuar për vr*sjen e Azem Hajdarit”, ja kush eshte Fatmir Metaj i IKMT qe po sh*n e k*rcënon banorët e Thethit

Një deklaratë tronditëse është bërë publike nga gazetari i njohur Basir Çollaku, i cili në emisionin “Off the Record” të Andrea Dangllit në A2 CNN, ka zbuluar se drejtori i IKMT-së që po udhëheq aksionin për shembjet në Theth, Fatmir Metaj, ka qenë i dënuar dhe i përfshirë në një nga ngjarjet më të rënda të historisë së re politike shqiptare: vrasjen e Azem Hajdarit.

Sipas Çollakut, Metaj është një individ me precedentë penalë të rëndë, që nuk duhet të ishte kurrsesi në krye të një institucioni publik që përballon me qytetarët çështje kaq delikate siç është shembja e banesave dhe bujtinave të ndërtuara në zonën e Thethit. Ai e akuzoi hapur Metajn si pjesëtar të ekipit të përfshirë në atentatin ndaj Azem Hajdarit, një vrasje që ka tronditur politikën shqiptare dhe historinë e tranzicionit.

“Drejtori i IKMT-së, Metaj, është i dënuar për përfshirje në vrasjen e Azem Hajdarit. Ai është dënuar me një vit dhe tre vjet mospasje të funksioneve publike. Si është e mundur që një person me një të kaluar të tillë kriminale, të dërgohet në një zonë si Thethi për të prishur bujtinat dhe kasollet e banorëve?” – deklaroi gazetari.

Çollaku shprehu indinjatën e tij të thellë për gjuhën fyese dhe përqeshëse që Metaj dhe forcat e IKMT-së kanë përdorur ndaj banorëve të Thethit, të cilët prej ditësh janë ngritur në protestë kundër shembjeve të objekteve, shumica prej të cilave janë ndërtuar me sakrifica të mëdha financiare, shpesh pa mbështetje shtetërore, për të zhvilluar turizmin vendas.

“Çfarë është kjo trysni? Me kë po lufton shteti? Me trafikantët e kokainës apo me banorët që kanë ndërtuar kasolle me borxhe për të zhvilluar turizmin malor në Theth?” – pyeti Çollaku në mënyrë retorike.

Sipas gazetarit, mënyra si po menaxhohet aksioni në Theth nuk përkon me parimet e një shteti të së drejtës. Ai theksoi se ligji duhet të zbatohet për të gjithë, por jo në këtë mënyrë brutale dhe politike:

“Ligji ka forma. Dërgoji shkresë qytetarit, jepi afat për ankimim, le të shkojë në gjykatë. Le të jetë gjykata që vendos kush ka të drejtë. Jo urdhër nga Kryeministri, jo fadroma të shoqëruara me forca të armatosura. Kjo nuk është qeverisje. Kjo është dhunë e institucionalizuar”, tha ai.

Kujtojmë se Fatmir Metaj është përfshirë në skena të tensionuara në ditët e fundit në Theth, ku është filmuar duke u përplasur fizikisht dhe verbalish me banorët vendas, të cilët janë të vendosur të mos lejojnë shembjen e bujtinave të tyre – ndërtime që në shumë raste janë investime të mëdha të bëra pa mbështetje nga shteti.

Deklaratat e Basir Çollakut kanë ngritur alarmin për një situatë të rëndë morale dhe ligjore në radhët e administratës shtetërore, ku sipas tij, persona me të kaluar kriminale po përdoren për të ushtruar presion mbi qytetarët, nën maskën e luftës kundër ndërtimeve pa leje.

A është e pranueshme që në një shtet që aspiron anëtarësimin në BE, të drejtohen aksione të tilla nga persona të dënuar? Çfarë sinjali po jep qeveria me këtë sjellje?

Kjo ngjarje po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha publike, ndërkohë që kërkohet transparencë e plotë për të kaluarën e personave të përfshirë dhe për procedurat ligjore që po ndiqen në aksionin e debatueshëm në Theth.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…