Theth/ Banorët ulen këmbëkryq pranë kishës: Qeveria të ndërpresë aksionin! Kullat i kemi mbrojtur me gjaak!

THETH- Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit ka vijuar edhe gjatë kësaj të diele. Fadromat e IKMT kanë vazhduar prishjen e objekteve pavarësisht rezistencës së disa banorëve. Gjithashtu gjatë ditës së sotme është mbledhur Kuvendi i Burrave para kishës së fshatit.

Gjatë fjalës së tyre banorët i kanë bërë thirrje qeverisë për të ndërprerë aksionin pasi kjo nuk është e arsyeshme. Zef Vladi, banor i Shalës, tha se kullat e Thethit janë ndërtuar me djersë e janë mbrojtur me gjak, ndërsa i kërkoi qeverisë të mos shkatërrojë, por të dialogojë me banorët. Vladi theksoi gjithashtu se këto kulla janë bërë me djersë dhe mbrojtur me gjak.

“Kam bërë thirrje qeverisë për të ndërprerë aksionin se nuk është e arsyeshme. U kam bërë thirrje se ata i kanë gabimet, i kanë parë me sytë e vet që janë bërë, nuk duhet të ishin lejuar të bëheshin. Ato shtëpitë tona nuk janë prish akoma, por do tu vijë dita. Duhet me vlerësuar si tek familja ime.

Edhe në Kosovë kur serbi ka ardh, atje u derdhte gjak, edhe zemra e shqiptarëve derdhte gjak. Anë e mbanë botës, gjithë dukagjini, Puka, më kanë shkruar që jemi me ju, por gjithmonë duke kërkuar të drejtat tona. Ne jemi ata që e kemi mbrojtur këtë tokë. Këto kulla janë bërë me djersë e larë me gjak, i kemi mbrojtur me gjak. Nuk është e arsyeshme as shteti, as kurrkush me ardhur me hy në tokat tona, tokat shekullore.

Ku sot i ke pa tapi. Të ulemi të bisedojmë, jo të shkatërrojmë. Jemi vëllezër, nuk është e arsyeshme. Po del populli në rrugë të madhe, jemi për paqe, por duhet të bisedojmë, kërkoj dialog me ta. Të vijnë këtu, përse shembin, jemi vëllezër”, tha një banor, Zef Vladi.

Related Posts

🔥 2 H0T 4 U 🔥

Me nje fat te papare per fundin e vitit

Teksa po i afrohemi fundvitit 2025 dhe atmosfera festive mbush qytetet, qielli na sjell një surprizë të fuqishme kozmike: eklipsi i fundit hënor i vitit. Më 7…

Rama tregon vendimin që do merret për Belindën?

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish lidhur me kërkesën nga SPAK në Kuvendin e Shqipërisë për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë…

Horoskopi, renditja e shenjave më me fat të javës nga 22 deri më 28 dhjetor: Krishtlindje me Venusin në Bricjap

Renditja e shenjave më me fat për javën e Krishtlindjeve, nga e hëna 22 deri të dielën 28 dhjetor 2025, është shumë e qartë: nëse kërkoni dashuri…

Policia vr*t burrin që kër’cënonte qytetarët me thikë

Korsika, 20 dhjetor 2025 Ajaccio – Një burrë 26-vjeçar, me origjinë nga Senegal, u qëllua për vdekje nga policia në mes të qytetit Ajaccio, në Korsika, pasi…

“U përballa me një trajtim çnj’erëzor në Akademinë e Sigurisë, më ka lënë me pasoja psik*logjike!”

Një ish-kursant i Akademisë së Sigurisë i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania, duke ngritur akuza të forta për atë që ai e përshkruan si trajtim çnjerëzor…