“Kujt s’i pëlqen, le të dalë!” Pasagjerja denoncon sjelljen e stjuardit të Wizz Air: Pritëm 3 orë!

Një pasagjere e fluturimit Barcelonë-Tiranë, operuar nga kompania Wizz Air, ka dërguar një video dhe një ankesë në redaksinë e JOQ Albania, ku denoncon sjelljen e konsideruar të pahijshme nga ana e një stjuardi gjatë udhëtimit të tyre.

Sipas qytetares, avioni është nisur me 3 orë vonesë, dhe pasagjerët kanë kërkuar sqarime për situatën. Por përballë kërkesave të tyre, sipas saj, stjuardi është përgjigjur me arrogancë:

“Pas shumë pritjesh dhe kërkesave për shpjegim, stjuardi na u kthye: ‘Kujt nuk i pëlqen, është i lirë të dalë’. Nuk arrita ta filmoja të gjithë skenën sepse nuk e hapa kamerën me parë, por sjellja ishte e papërshtatshme,” – thotë ajo.

Në videon e dërguar shfaqet një moment tensioni ku stjuardi debaton me një zonjë, e cila i thotë: “Si mund të më thuash dil, mor zotëri?”, ndërsa ai i përgjigjet: “Mbaj vendin që të takon”. Më pas, ai i drejtohet edhe qytetares që po regjistronte videon, duke i kërkuar të ndalojë filmimin.

Denoncuesja shton:

“E dimë që kjo kompani ka pasur probleme, por të paktën të kishte staf të kualifikuar dhe të sjellshëm. Nuk është normale që një stjuardi t’i drejtohet udhëtarëve në këtë mënyrë, aq më tepër pas një vonese prej 3 orësh.”

Rasti sjell në vëmendje shqetësimet e shumta që janë raportuar ndër vite për cilësinë e shërbimit dhe trajtimin e pasagjerëve nga Wizz Air, një kompani që operon gjerësisht edhe në tregun shqiptar.

JOQ Albania mbetet e hapur për reagimin e kompanisë dhe për çdo sqarim që mund të japë në lidhje me këtë situatë.

Related Posts

Pas denoncimit publik të JOQ Albania, Eva Hanko psikopatja që v’riste macet e Tiranës është izoluar

Pas denoncimit publik të JOQ Albania, Eva Hanko psikopatja që vriste macet e Tiranës është izoluar dhe aktualisht ndodhet nën trajtim në një institucion të specializuar mjekësor….

Personi në foto është 58-vjeçari Bardhyl Fusha, i cili tentoi të grabisë një bankë të Nivelit të Dytë në Tiranë

Personi në foto është 58-vjeçari Bardhyl Fusha, i cili tentoi të grabisë një bankë të Nivelit të Dytë në Tiranë. Sipas raportimeve, ai është futur në filialin…

Një burrë nga Teksasi nuk do përballet me akuza penale pasi qëlloi për vd*kje me a’rmë të bijën 23-vjeçare.

Një burrë nga Teksasi nuk do përballet me akuza penale pasi qëlloi për vdekje me armë të bijën 23-vjeçare. Ata patën një përplasje të ashpër në një…

Gazetari dhe pronari i një portali, Elio Laze, është arrestuar nga policia për veprën penale të gjobëvënies

Gazetari dhe pronari i një portali, Elio Laze, është arrestuar nga policia për veprën penale të gjobëvënies. Ai akuzohet se i kishte kërkuar 20 mijë euro një…

Videoja që po ‘TERB0N’ rrjetin! Stenaldo kapet duke i dhënë makines, ja cfare…

Një video që po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale ka ngjallur reagime të shumta në media dhe publik. Në pamje shfaqet banori i “Big Brother VIP…

Vajza e ish-deputetit Mark Frroku ka zgjedhur të ndajë një tjetër pasqyrë nga realiteti i familjes së saj

Vajza e ish-deputetit Mark Frroku ka zgjedhur të ndajë një tjetër pasqyrë nga realiteti i familjes së saj, larg imazhit të harmonisë që shpesh shfaqet në rrjetet…