Rikthehen temperaturat e larta/ Meteorologia Tanja Porja zbulon si do të jetë moti këtë javë

Pas disa ditëve të freskëta, është rikthyer moti i nxehtë në territorin shqiptar. Meteorologia Tanja Porja, ka paralajmëruar se duke filluar nga mesdita e sotme deri të shtunën, temperaturat do të arrijnë nga 39-40 gradë celsius.

“Nga e marta në të shtunën do të kemi ndryshime të lehta në mëngjes. Do të vijojë edhe për pak ditë nata të jetë e freskët deri të premten, ndërsa mesdita do të arrijë në 38 gradë celsius. E mërkura sjell rritje të ndjeshme. Mesjava do të shënojë 39-40 gradë celsius”, tha Porja.

Sipas saj qytetet me temperatura të larta deri në 40 gradë do të jenë Shkodra, Elbasani, Berati Gjirokastra me maksimume 39-40 gradë celsius.

Ndërkohë vija bregdetare do jetë e kthjellët, herë pas here vranësira kalimtare do të ketë në plazhet e Velipojës dhe Shëngjinit.

Meteorologia paralajmëroi rrebeshe të premten në veri, ndërsa nesër reshje të izoluara në lindje e juglindje.

Related Posts

Kur shkretëtira zbardhet: Bora sjell një dimër magjik në Arabinë Saudite

Në një ngjarje të rrallë për rajonin, disa pjesë të Arabisë Saudite janë mbuluar me borë pak ditë më parë. Fenomeni ka prekur veri-perëndimin e vendit, ku…

Shqiptarët torturohen në kufirin hungarez: Një sportel i vetëm dhe 12 orë në radhë

Qytetarët shqiptarë që janë nisur nga Europa për në Shqipëri për festat e fundvitit po përballen me pritje të gjata dhe vështirësi të shumta në kufirin e…

Horoskopi javor i Paolo Fox, 22 deri më 28 dhjetor 2025 për të gjitha shenjat

Kemi mbërritur në një javë magjike, atë që na çon drejt e në zemër të Krishtlindjeve. Ky horoskop për javën nga 22 deri më 28 dhjetor 2025…

Djali humbi jetën papritur, e ëma s’duroi dhimbjen dhe VDlQ: Të dy përcillen sot për në banesën e fundit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së premtes fshatin Lalm i Ri, në Lezhë, ku brenda pak orësh humbën jetën dy anëtarë të së njëjtës…

🔥 2 H0T 4 U 🔥

Me nje fat te papare per fundin e vitit

Teksa po i afrohemi fundvitit 2025 dhe atmosfera festive mbush qytetet, qielli na sjell një surprizë të fuqishme kozmike: eklipsi i fundit hënor i vitit. Më 7…