“Djali më tregonte çdo gjë, ishim si shokë”/ Vrasja e Renis Dobrës, rrëfehet babai: Autorët kaluan para meje …

Rifat Dobra babai i 22-vjeçarit, Renis Dobra i cili u gjet i pajetës disa ditë më parë pranë liqenit të Shkopetit ka rrëfyer telefonatën e fundit me të birin dhe gjetjen e trupit. Duke folur për nje emision investigativ Ai ka deklaruar se pasi nipi i tij e njoftoi se Renisi ishte ndaluar nga policia shkuan drejt Komisariatit, ku edhe pasi zbuloi se i biri nuk ndodhej atje, i nisën dyshimet për përfshirje të mafias.

Rifat Dobra u shpreh se autorët kishin kaluar para Komisariatit të Burrelit 4-5 minuta para tij, duke u shprehur se kanë lëvizur lirshëm dhe pa problem. Babai oi viktimës kërkoi gjithashtu drejtësi dhe të gjendet autorët.

“Renisi është djalë i vetëm, kam edhe 3 goca. Më mori në telefon në orën 21:40 nga Burreli më tha ‘babi, po nisem për shtëpi’. Mirë, i thashë hajde. Më tha ‘A të ndalem tek halla?”, i thashë që ‘Jo, nuk janë aty sonte, janë në një darkë’. E ka hallën këtu afër. Erdhi ora 22:04 më mori nipi në telefon e më tha ‘Dajë ku je?’, i thashë ‘në shtëpi’.

M’u drejtua; ‘Shpejt hajde sipër se ka kapur Renin policia’. Shkova, i dola nipit para dhe ikëm në polici. Nipi më tha që; ‘dajë u ndala, kam pasur nusen dhe 3 fëmijët në makinë, bëra të ndalem, por më thanë ik shpejt se jemi policia’. Nipi është trembur, se kishte menduar policia. Në atë moment më mori dhe më tha që policia ka kapur Renin.

S’ka pasur probleme. Shkuam direkt për të pyetur se pse e ka kapur policia, rreth orës 22:15 min, shkova tek roja i thashë a është djali im këtu. “Jo, çfarë çuni ka këtu”, i thashë di që më ka kapur policia në Zenisht. Më tha që s’ka ardhur makina jote këtu dhe merr 129 në telefon. Aty më nisën dyshimet se e ka marrë mafia, erdhi policia dhe hapën kamerat.

Deri në 4 të mëngjesit kemi qëndruar aty, të gjithë, asnjë lloj orientimi. Pasi hapën kamerat na thanë ka kaluar para degës së Komisariatit rreth orës 22:11. Unë kam mbërritur 4-5 minuta pas autorëve.

Policia na thanë kemi kërkuar, por se dimë. Pastaj dolëm vetë. Kemi qenë 2-3 makina kemi kërkuar, gjithë rrugës ec-ndalo me elektrik, shiko ndonjë ferrë a ndonjë shkëmb, pak pa rënë tek kthesa e Ulzës me drita të makinës pashë shapkën e çunit. Mora policinë dhe e njoftova, i thashë ejani se kemi gjetur shapkën e çunit. Erdhi ekspertiza, qëndruam aty, ne vazhduam prapë, policia qëndroi aty. Më pas erdhi dhe policia tek lokali që është matanë urës së Ulzës, rrugës që shkon për Milot.

Policia ndaloi duke verifikuar kamerat tek lokali, ne u nisëm prap në këmbë buzë rrugës, duke parë shkëmbinjtë. E dërguam nipin të na marrë cigare sepse po na ikte truri. Duke u kthyer nga Shkopeti kishte parë vaj në liqen, erdhi nipi tha; ‘dajë kam parë tek liqeni vaj’, makina nuk dukej. Shkuam tek vendi, pashë copat e makinës sime, zbriti një shok i imi dhe nipi, ata e kishin parë çunin, e kishte mbajtur një…

Renisi s’ka probleme, si çunat e rinj ndonjë gjë të vogël, por jo deri në këtë pikë. Kërkoj drejtësi, të gjendet autorët. Prova, fakte, ka sa të duan, mund ta zbardhin patjetër. Ka shumë kamera, edhe shoferin mund ta identifikojë, ka hyrë në qytetin e Burrelit, para komisariatit, pa pikë problemi. Të dalë e vërteta. Djali më tregonte çdo gjë, ishim si shokë,” tha babai i viktimës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Femra esk*rtë dhe në burgun e Reçit/ Përveç Ziza Pajazitit ja dy vajzat e tjera të showbizz-it që morën takim me anëtarët e “Bajrave”

Futja e femrave eskortë në ambientet e burgjeve Shqiptare, është kthyer në një ritual të zakonshëm, ku vajzat e reja që shpesh herë frekuentojnë emisionet televizive dhe…

Temperatura të larta, Shqipëria pritet të ‘përvëlohet’, ja sa do të shënojë termometri ditën e nesërme

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, me…

Rumunja në Francë denoncon lushnjarin: Pas ndarjes, Elidoni më k*rcënon dhe shantazhon me foto lNTlME

Një shtetase rumune me iniciale M.V, që jeton në Francë, ka denoncuar në redaksinë tonë një rast të dh unës ps ikologjike dhe shantazhit nga ish-partneri i…

Shëmbet ndërtesa e fundit në Theth, qeveria hodhi në erë turizmin

Ndërtesa e fundit në Theth u hodh në erë me eksploziv, banorët humbasin shtëpitë që dikur u inkurajuan t’i ndërtonin vetë. Me një shpërthim të komanduar dhe…

Banorët e pallatit s’kanë ku kalojnë, rrugën e kanë mbyllur me dyer të hekurta

Banori i një pallati në zonën e njohur si “Farmacia 10” në Tiranë i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë shqetësuese që…

Horoskopi ditor, E mërkurë 16 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Sot do të jetë një ditë ngjarjesh dhe pritjesh të papritura që do t’ju bëjnë nervoz. Do të jetë mirë që të izoloheni për një…