Zbulohet emri i të dyshuarit për v’rasjen e Renis Dobrës, ja lidhja me at*ntatin ndaj Azem Hajdarit

Pas dëshmisë së dhënë nga familjarët e 23-vjeçarit dhe sekuestrimit të kamerave të sigurisë të bizneseve përgjatë aksit kombëtar Burrel-Tiranë, grupi hetimor bëri të mundur edhe identifikimin e autorëve të dyshuar për krimin makabër. Njëri prej tyre është Petrit Çakrri, një prej dëshmitarëve okularë i vrasjes së ish deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, mbrëmjen e 12 shtatorit 1998.

Hetimet kanë zbuluar se Çakrri ka marrë me qira në Rinas, dy automjete, një Range Rover të zi dhe një Honday të bardhë. Petrit Çakrri, i cili pasi dha dëshminë për atë që njihet si procesi i Shekullit, rezulton të ketë patur procedentë të shumtë penalë, që nga vjedhjet e deri tek përplasjet me policinë. Teksa në vitin 2017 u arrestua nën dyshimet për mashtrim me pasoja të rënda.

Ku në aktakuzë thuhej se ai kishte mashtruar një biznesmen nga Vora, të cilit i kishte marrë një shumë prej 4.4 mln lekësh të reja duke iu prezantuar si tregtar. Të cilit i kishte premtuar se do t’i siguronte mallra me çmime më të lira sesa tregu. Çakrri, që u tradhtua nga kamerat e sigurisë dhe GPS e makinës që kishte marrë me qira dhe që përdori në krim.

Nga ku hetuesit përmes pamjeve filmike kanë mundur të zbulojnë pikën e dhënies së automjeteve me qira ku del se pasi kanë dorëzuar makinat që përdoren në krim, kanë marrë automjete të tjera po me qira. Por, zbulimi i GPS së makinës, i ka mundësuar grupit të hetimit, se automjeti me të cilin udhëtonte Çakrri, që tashmë e ka ndryshuar mbiemrin në Hoxha ka lëvizur në trajektoren ku ka lëvizur edhe Renis Dobra.

Pas krimit, Petrit Çakrri është larguar nga Shqipëria dhe besohet të ketë dalë jashtë vendit nga pika e kalimit kufitar të Morinës. Ndërsa nipi i tij u ndalua nga policia dhe iu sekuestrua celulari, aty ku besohet se janë gjendur prova të shumta që mund të zbërthejnë detaje të mëtejshme për vrasjen e Renis Dobrës./ Në Shënjestër, BW

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…