Pronësi me 1 euro, hapen aplikimet për “Paketën e Maleve”! Pa taksa 10 vite për investitorët, lehtësi fiskale dhe procedura të thjeshtuara

Prej disa ditësh ka nisur zbatimi konkret i ligjit “Për Paketën e Maleve”, një nismë e qeverisë shqiptare që synon të sjellë zhvillim ekonomik të qëndrueshëm në zonat malore të vendit, veçanërisht në veri, përmes lehtësive fiskale, procedurave të përshpejtuara të pronësisë dhe nxitjes së investimeve strategjike.

Pas miratimit në Kuvend dhe botimit në Fletoren Zyrtare, janë hapur aplikimet “online” për të gjithë të interesuarit në portalin zyrtar www.paketaemaleve.gov.al. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, e cilësoi nismën si një mundësi reale për ata që duan të zhvillojnë tokën që posedojnë, duke përfituar nga skema që parashikon fitimin e pronësisë ligjore për një tarifë simbolike prej 1 euro, përmes një procesi të thjeshtuar.

“Shprehni interesin për të investuar në tokën që posedoni dhe bëhuni pronarë të saj me ‘Paketën e Maleve’, duke ndjekur disa hapa shumë të thjeshtë në portalin zyrtar,” – u shpreh ministrja Denaj.

Ligji parashikon mbështetjen vetëm për 500 projekte, të cilat do të përzgjidhen mbi bazën e planeve të zhvillimit që aplikantët duhet të dorëzojnë. Përfituesit, që mund të jenë individë ose biznese të regjistruara, nuk do të paguajnë asnjë taksë për 10 vjet, përfshirë TVSHnë, tatimin mbi fitimin, taksën e pasurisë dhe taksën e ndikimit në infrastrukturë. Një ndër aspektet më novatore të kësaj pakete është adresimi i çështjes së pronësisë së pasqaruar në zonat malore. Ligji u jep të drejtën poseduesve faktikë të pasurive shtetërore që kanë mbi 10 vjet përdorim të pandërprerë, të bëhen pronarë legjitimë, me kusht që të kenë një plan investimi konkret dhe të pajisen me leje zhvillimi. Po ashtu, ligji hap rrugën për partneritete mes poseduesve ekzistues dhe investitorëve të interesuar, duke krijuar modele bashkëpunimi për zhvillim të përbashkët.

Në thelb, “Paketa e Maleve” synon të ndalë shpopullimin, të forcojë ekonominë lokale, të rrisë turizmin malor dhe prodhimin bujqësor, si dhe të promovojë identitetin lokal përmes investimeve që respektojnë mjedisin, peizazhin dhe trashëgiminë kulturore. Fokusi fillestar do të jetë zonat malore të veriut, ku problematika si braktisja, mungesa e infrastrukturës dhe informaliteti i pronës janë më të theksuara. Ministria e Ekonomisë do t’i propozojë Këshillit të Ministrave shpalljen zyrtare të këtyre zonave si zona të përparësisë për zhvillim turistik, duke mundësuar plane të integruara zhvillimi.

Ligji u miratua vetëm me votat e Partisë Socialiste, duke shkaktuar debate të ashpra në Kuvend, pasi opozita e konsideroi atë si një ligj klientelist, të miratuar vetëm një muaj para zgjedhjeve me qëllime politike. Megjithatë, interesimi për aplikim ka qenë i lartë që në ditët e para dhe qeveria e konsideron këtë si një hap të rëndësishëm drejt aktivizimit ekonomik të territoreve të lëna pas dore. Tashmë, mbetet për t’u parë sesi kjo paketë do të zbatohet në praktikë dhe nëse do të arrijë të realizojë objektivat ambicioze të saj për transformimin e zonave malore në vatra zhvillimi dhe mirëqenieje.

KRITERET E LIDHURA ME PRONËN

a) Të jetë pasuri shtetërore. Objekt i procedurave sipas këtij ligji janë edhe tokat në pronësi shtetërore, që janë inventarizuar në përgjegjësi administrimi të institucioneve qendrore, si dhe ato që janë transferuar në pronësi ose në përdorim te njësitë e vetëqeverisjes vendore, me kusht që sipërfaqja e pretenduar nga subjekti të mos përfshijë gjurmën e objekteve shtetërore.

b) Të mos jetë pronë publike e patjetërsueshme. Në kuptim të këtij ligji dhe të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, të ndryshuar, llojet e pasurisë “pyll”, “kullotë” “livadh” nuk janë të patjetërsueshme dhe mund t’u nënshtrohen procedurave të kalimit të pronësisë sipas këtij ligji.

c) Nuk i shërben operacionalitetit të Forcave të Armatosura, sipas legjislacionit në fuqi për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë.

ç) Të mos rëndojnë mbi të të drejta reale të të tretëve.

d) Të mos jetë objekt i procedurave të fitimit të pronësisë sipas ligjit nr.20/2020 dhe ligjeve të tjera të posaçme, që parashikojnë fitimin e pronësisë nëpërmjet procedurave administrative.

dh) Të mos jetë marrë për të vendimi i kthimit ose i kompensimit fizik ish-pronarëve, sipas legjislacionit përkatës.

Ligji ka për objekt përcaktimin e procedurave dhe të rregullave të posaçme për:

a) Shpalljen e zonave malore me përparësi zhvillimi.

b) Zhvillimin e pasurive shtetërore të poseduara pa titull pronësie nga subjektet private në këto zona, në harmoni me rregullat e legjislacionin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit.

c) Kalimin e pronësisë përmes shitjes me tarifën simbolike 1 (një) euro të këtyre pasurive të paluajtshme shtetërore, të cilat rezultojnë të jenë në posedim faktik të poseduesve jopronarë.

Related Posts

Vajzat e ekraneve “thyejnë” burgjet, Klodiana Lala zbulon detajet: Njëra hynte çdo javë dhe takonte bosin e…

Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka folur për fenomenin e vajzave të ekranit, të cilat bëjnë takime speciale me bosët e krimit në burgje.

Dafina Zeqiri bëhet nënê për here të parë, emri i djalit do ju lere pa fjalë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë një djalë, rreth orës 13:00 të ditës së sotme….

“Me zemër të thyer dhe trishtim të thellë…”/ Ndërron jetë këngëtarja e njohur

Këngëtarja e grupit “Pretty Little Baby”, Connie Francis, ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të shkurtër. Vdekja e saj u njoftua nga miku i saj i hershëm,…

Skandal në “Kiss Cam” në koncertin e Coldplay — CEO i njohur kapet “mat” me kolegen, videoja po thyen rrjetin!

Një nga videot më virale të momentit po bën namin në rrjetet sociale dhe po shkakton furtunë brenda një kompanie të njohur teknologjie! Andy Byron, CEO i…

Aksident në Gramsh, fuoristrada del nga rruga, 3 të pl*agosur transportohen te Trauma në Tiranë

Gramsh, 17 korrik 2025 – Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Sotirë të Gramshit, ku një fuoristradë me tre pasagjerë ka dalë nga rruga….

“S’jam femër!” — Elton Iliriani rrëfen historinë më të sikletshme të jetës së tij intime: “Ai kërkonte… por unë s’e kam!

Elton Iliriani, aktivisti i njohur për të drejtat e komunitetit LGBTQ+ dhe një nga zërat më të guximshëm publikë, ka bërë një rrëfim që po trondit rrjetin!…