Skandal: Pas Ziza Pajazitit, zbulohen edhe dy vajza të showbiz-it që hynë në burgun e Reçit për të takuar “Bajrët”!

Futja e femrave eskortë në ambientet e burgjeve shqiptare po kthehet në një praktikë alarmante, ku vajza të njohura të rrjeteve sociale dhe showbiz-it shfaqen në takime private me të dënuar, përfshirë edhe kriminelë të rrezikshëm që vuajnë dënime me burgim të përjetshëm.

Pas skandalit të publikuar në burgun e Drenovës, ku kosovarja Ziza Pajaziti hyri në takim special me Laert Haxhiun – i dënuar me burg përjetë – një tjetër rast i ngjashëm raportohet nga burgu i sigurisë së lartë në Reç, Shkodër.

Sipas burimeve të “Ora News”, në këtë burg kanë hyrë dy vajza të njohura të showbiz-it shqiptar me inicialet A.D. dhe R.R., të cilat kanë zhvilluar takime të veçanta me një të dënuar të grupit “Bajri”. Prezenca e tyre është regjistruar në librat e hyrje-daljeve të institucionit, si dhe është fiksuar nga kamerat e sigurisë të burgut.

Burime të brendshme konfirmojnë se hyrja e tyre është bërë me dijeni të plotë nga drejtori i burgut, Leonard Mardoda, dhe shefi i policisë së burgut, Dylber Beqiri. Dy zyrtarët pritet të pezullohen nga detyra në ditët në vijim nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Ky fenomen, sipas raportimeve, nuk është i izoluar. Vajza të prezantuara si bashkëshorte apo familjare të të dënuarve po hyjnë në mënyrë të rregullt në burgje si Korça, Burreli, Peqini dhe paraburgimi 313 në Tiranë. Burimet flasin edhe për hyrje të vajzave nga Kosova, Venezuela dhe Bolivia, që kanë pasur kontakte me të dënuar përjetë në kuadër të “takimeve speciale”.

Ky zhvillim ka nxitur reagime të forta për mungesë të kontrollit dhe abuzim me procedurat ligjore brenda sistemit penitenciar në vend, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë dhe integritetin e institucioneve të vuajtjes së dënimit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…