Vd*kja t’ragjike e 7-vjeçares Jonada Avdiaj, Gjykata e Vlorës shpall të pafajshëm 5 efektivët e policisë, familjarët të zhgënjyer

Gjykata e Vlorës ka shpallur të pafajshëm pesë efektivët e policisë të akuzuar për shpërdorim detyre në lidhje me ngjarjen tragjike ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdiaj.

Sot u mbajt seanca e fundit e një procesi trevjeçar gjyqësor ndaj grupit të pesë efektivëve, të cilët u përballën me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Në seancën përfundimtare, prokurorja kërkoi dënimin e secilit prej tyre me nga 1 vit e 6 muaj burg, por Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë i shpalli të gjithë të pafajshëm.

Gjyshi i së ndjerës, Ismet Avdiaj, mbajti fjalën e tij në sallën e gjyqit. Pas përfundimit të seancës, ai u shpreh për News24 se ndjehet thellësisht i zhgënjyer nga drejtësia.

Sipas tij, të gjitha pretendimet që ai paraqiti gjatë procesit nuk u morën parasysh, dhe vendimi i gjykatës për të shpallur të pafajshëm efektivët e akuzuar është zhgënjyes dhe i padrejtë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht 2022 në plazhin e Potamit, në Himarë. Jonada Avdiaj, vetëm 7 vjeç, humbi jetën tragjikisht pasi u godit për vdekje nga një gomone e drejtuar nga polici Arjan Tase, teksa ajo po lahej në breg të detit së bashku me babain e saj.

Gjykata e Vlorës e dënoi Arjan Tasen me 18 vite burg për “vrasje me dashje”, në bazë të nenit 76 të Kodit Penal. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, ai përfitoi ulje të një të tretës së dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 12 vite burgim.

Ndërkohë, veçmas u gjykua edhe çështja ndaj tetë efektivëve të tjerë, të akuzuar për shpërdorim detyre.

Prokuroria e Vlorës i cilësoi ata përgjegjës për mungesën e masave të sigurisë në plazhe gjatë sezonit turistik, çka sipas saj, kontribuoi në ngjarjen tragjike.

Por më 16 korrik 2025, pas tri viteve proces gjyqësor, Gjykata e Vlorës vendosi t’i shpallë të gjithë të pafajshëm.

Related Posts

Cilën gjyshe do më shumë fëmija – nga ana e nënës apo nga babai?

Fëmijët, si rregull, nuk kanë të njëjtën afërsi dhe lidhje me të gjitha gjyshet dhe gjyshërit. Ja me cilën janë më të afërt dhe më të lidhur…

Reagimi i befasishem i Sara Hoxha per unazen e marteses me Ledionin

Nata e madhe e hapjes së “Big Brother VIP Albania 5” solli shkëlqim dhe emocione, por vëmendja e publikut u fiksua te një detaj në dukjen e…

Të gjithë kujtojne se është nga Tirana, do habiteni kur të mësoni se nga është me origjinë Rudina Magjistari

“Rudina” dhe dashuria për Korçën – Momenti kur studioja u mbush me emocion dhe krenari për origjinën “Rudina”, një nga programet më të ndjekura të pasdites në…

Dyshohet se një banor është në gjendje të rëndë — ndërpriten kamerat, reagon familja

Një situatë shqetësuese është regjistruar orët e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku në qendër të vëmendjes ka qenë shëndeti i banorit Londrimit. Transmetimi…

Ngjarje e rende ne vend, disa te pl*gosur

Rreth orës 14:35, në qytetin e Kukësit, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. C., 36 vjeç, dhe S. K., 65 vjeç….

“A mund të flija në krevat me Sonilën…””/ Gazetarja i jep përgjigjen e fortë Milaim Zekës?

Mbrëmjen e djeshme, Kristi Lamaj u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. Ai pati një mision që e kreu me…