Kush janë kryebashkiakët e PS-së që nuk zbatuan ultimatumet e Ramës?

Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar të gjithë kryebashkiakëve në vend që të ndërmarrin një reformim të thellë të strukturave vartëse në bashki, duke kërkuar largimin – përmes dorëheqjes ose shkarkimit – të nënkryetarëve, drejtorëve dhe administratorëve të njësive vendore.

Zbatimi i këtij urdhri ka nisur menjëherë dhe vala e dorëheqjeve të detyruara ka përfshirë pozicione të shumta drejtuesish në nivel të lartë dhe të mesëm, kryesisht në bashkitë e drejtuara nga Partia Socialiste. Përjashtim bëjnë bashkitë nën drejtimin e Partisë Demokratike, të cilat e kanë konsideruar këtë vendim si një ndërhyrje politike.
Në shumë prej bashkive të majta tashmë ka nisur një fazë e dytë: publikimi i njoftimeve për vende të lira pune, shpesh vetëm formalisht, për të legjitimuar aplikimet pas dorëheqjeve masive. Deri tani, qindra drejtues, administratorë dhe nënkryetarë kanë dorëzuar zyrtarisht dorëheqjet e tyre

Megjithatë, tre bashki vijojnë të qëndrojnë jashtë këtij procesi reformimi. Bëhet fjalë për bashkitë e Himarës, Skraparit dhe Konispolit. Kryetarët përkatës – Vangjel Tavo, Adriatik Mema dhe Ergest Dule – nuk i janë bindur ende urdhrit të Ramës. Sidomos Ergest Dule ka shfaqur hapur kundërshtimin e tij, edhe gjatë një takimi të fundit me Kryeministrin në Durrës, ku u përball me një reagim të fortë nga Rama, i cili i dha një ultimatum: ose jep dorëheqjen vetë, ose shkarko vartësit.

Nga ana tjetër, Vangjel Tavo ka adoptuar një qasje më të butë, duke deklaruar se ekipi i tij është i përbërë nga të rinj që do të vlerësohen mbi bazën e performancës. Ndërkohë në Skrapar, ‘furtuna’ ende nuk ka mbërritur, ndryshe nga bashkitë e tjera të Qarkut Berat, ku procesi i zbatimit të urdhrit ka nisur me ritme të shpejta.Rreth këtyre tre kryebashkiakëve tashmë qëndron një pikëpyetje: sa gjatë do t’i rezistojnë presionit për të ndërmarrë ndryshimet që kërkon Kryeministri?

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…