Home » ‘Do e rrᶏhim se më ngᶏcmoi të dashurën’! Zbulohen detaje tr*nditëse për vr’asjen e profesorit në Greqi: Dy shqiptarë të përfshirë si bashkëpunëtorë në planin kr*minal
‘Do e rrᶏhim se më ngᶏcmoi të dashurën’! Zbulohen detaje tr*nditëse për vr’asjen e profesorit në Greqi: Dy shqiptarë të përfshirë si bashkëpunëtorë në planin kr*minal
17 Korrik 2025 – Hetimet për v rasjen e nje profesori në Shën Paraskevi të Greqisë kanë zbuluar një plan të mirëorganizuar, ku përveç autorit kryesor, të përfshirë rezultojnë edhe dy shtetas shqiptarë dhe një bullgar.
Ngjarja që ka tronditur opinionin publik grek e ndërkombëtar po zbardhet në detaje, ndërsa dyshimet e forta shkojnë edhe drejt ish-bashkëshortes së viktimës, si bashkëorganizatore në këtë krim të rëndë. Sipas burimeve të policisë greke, profesori kishte bërë më parë një padi ndaj partnerit aktual të ish-gruas për kërcënime dhe dhunë fizike. Ai e ndiente rrezikun dhe kishte shprehur frikën për jetën e tij. Por, frika u bë realitet.
Autori i dyshuar, partneri aktual i ish-gruas, ka rrëfyer në polici se e kreu krimin pasi “nuk duronte më të shihte të dashurën e tij të trishtuar dhe të stresuar”. Ai ka pranuar veprimin, por hetimet tregojnë qartë se nuk veproi vetëm. Ai rekrutoi tre persona të tjerë – dy shqiptarë dhe një bullgar – duke u thënë: “Do shkojmë të rrahim dikë që po shqetëson të dashurën time.”
Për transportin e tyre u përdor një Porsche Cayenne me qira, e cila më vonë u identifikua nga autoritetet përmes sistemit të kompanisë së makinave me qira. Mjeti ndoqi viktimën që nga Haidari, ku ai kishte qenë për një takim me fëmijët dhe ish-bashkëshorten, deri në Shën Paraskevi – ku ndodhi edhe atentati fatal.
Pas vrasjes, autori braktisi bashkëpunëtorët dhe u largua me një taksi drejt Nafplionit, për të ndërtuar një alibi. Ai i dorëzoi celularin dhe çelësat e makinës një personi tjetër, për të simuluar se ndodhej në një tjetër qytet në momentin e krimit. Megjithatë, alibia e tij u rrëzua nga provat që policia mblodhi përmes kamerave të sigurisë dhe dëshmive.