Tragjedi, autobusi me rreth 70 nxënës rrëshqet nga 6 metra lartësi në një shpat mali! Raportohet për vi*ktima dhe dhjetëra të pl*agosur

Një aksident tragjik ka ndodhur në Britani, ku një autobus që transportonte nxënës të shkollës së mesme doli nga rruga në zonën Exmoor, në perëndim të Somerset, nën rrethana ende të paqarta.

Sipas raportimeve nga BBC, të paktën një fëmijë ka humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se në autobus ndodheshin 60 deri në 70 persona, shumica prej të cilëve ishin nxënës që po ktheheshin nga një ekskursion.

Nga aksidenti, 19 persona janë transportuar me autoambulanca në spitale, ndërsa dy të tjerë janë evakuuar me helikopter për shkak të gjendjes së rëndë. Dy fëmijë ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Një banor i zonës, dëshmitar i ngjarjes, e përshkroi skenën si “tronditëse”.

“Autobusi ra nga shpatet. Zona është shumë e pjerrët dhe autobusi ishte i madh. Ishte një pamje e tmerrshme… më vjen shumë keq për të gjithë fëmijët që ndodheshin në bord,” tha ai për BBC.

Sipas Shërbimit të Zjarrfikësve të Devon dhe Somerset, autobusi doli nga një rrugë rurale në një zonë të largët dhe rrëshqiti rreth 6 metra poshtë një shpat.

“U angazhuam në një incident madhor, ku një autobus ishte përmbysur mbi çatinë e tij dhe kishte rrëshqitur rreth 6 metra poshtë një shpat”, tha shefi i Zjarrfikësve, Gavin Ellis.

Operacionet e shpëtimit dhe sigurimit të zonës vijojnë ende, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit të rëndë.

Related Posts

U prangos nga RENEA, ky është Elvin Merlika, pjesë e planit për të vrarë Indrit Doklen! Fred Xhixha bëri të mundur takimin e Nuredin Dumanit dhe Ervis Martinajt

Dy personat e arrestuar në kuadër të aksionit të RENEA-s janë Elvin Merlika (në foto) dhe Fred Xhixha. Merlika dhe Xhixha u vunë në pranga në Fushë…

E rende/ Këngëtari i njohur p*rplas për vd*kje një grua te vijat e bardha

Këngëtari amerikan i muzikës country, Conner Smith, është përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik gjatë fundjavës në Nashville, Tennessee, një ngjarje tragjike që ka përfunduar me…

I FUNDIT! Berisha merr vendmin DRASTIK, sapo terhiqet nga…

Kreu i opozites, Sali Berisha ka marrë vendimin drastik, duke njoftuar se opozita nuk do të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Berisha…

Skandali/ “Air Albania” mashtron qytetarët, shet bileta me liçencë të pezulluar

Mijëra qytetarë shqiptar po ekspozohen përballë një mashtrimi potencialisht të madh, teksa kompania Air Albania vazhdon të shesë bileta fluturimesh, ndonëse është zyrtarisht me liçencë të pezulluar….

Hòròskopi/ Do të fitoni çmendurisht LEK ne kete dite qe nuk e kishit menduar kurre kurrë

Dashi – Gjatë kësaj dite do përjetoni emocione kontradiktore dhe shpesh nuk do dini as se si të veproni. Ju të dashuruarit nuk do bëni aspak lëshime…

35 vite nuk kanë rreshtur së kërkuari Jetnorin dhe Valmirin: Dy nënat nga Korça besojnë në mrekulli

Një dhimbje 35-vjeçare, e pashuar dhe e mbartur me kurajë, shpaloset sot si një apel urgjent për publikun. Historia e kësaj familjeje modeste nga Floqi i Korçës,…