Makina ra në humnerën e Sotirës në Gramsh, 4 të lënduarit janë punonjës të Ujësjellësit

Katër personat që mbetën të plagosurit nga aksidenti i rëndë në Sotirë të Gramshit pasditen e së enjtes, janë punonjës të Ujësjellësit.

Sipas informacioneve, mësohet se 4 punonjësit e Ujësjellësit kishin dalë në terren për të rregulluar një defekt në një linjë furnizimi.

Drejtuesi i mjetit humbi kontrollin duke bërë që makina të rrëzohej në humnerën e Sotirës në Gramsh.

Tre prej tyre janë duke marrë mjekim në Spitalin e Gramshit. Ata kanë pësuar fraktura, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

I katërti, shoferi i makinës, ka pësuar dëmtime më të rënda dhe është dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar. Ai ka pësuar thyerje të brinjëve, të cilat i kanë dëmtuar mushkëritë.

Related Posts

Horoskopi ditor, e shtunë 19 korrik 2025

Astrologët kanë përgatitur parashikimet e horoskopit për të gjithë shenjat e zodiakut për ditën e shtunë 19 korrik 2025

Gruaja do të presë këmbën në Itali pasi i rrezikon jetën, por mjekësia në Shqipëri nuk i jep “lejen”!

Fatmira Dervishi është 40 vjeçe dhe ajo ka pësuar djegie në këmbën e djathtë kur ka qenë fëmijë ndërsa e gjithë jeta i ka shkuar spitaleve me…

Edlira Çepani kujton 15-vjetorin e martesës me një dedikim prekës për bashkëshortin e ndjerë

Edlira Çepani ka ndarë një mesazh emocionues në rrjetet sociale, duke përkujtuar 15-vjetorin e martesës me bashkëshortin e saj të ndjerë, Gerti Bogdani. Në një postim të…

“Nuk kemi çfarë të hamë”- Rrëqeth 24-vjeçarja shtatzëne: Më martuan që 16 vjeçe për 70 mijë lekë, tani dal çdo ditë rrugëve për lë lypur

Një histori rrëqethëse është bërë publike këtë të premte në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 të moderatores Evis Ahmeti, ku një 24-vjeçare shtatzënë në muajin…

Vala e të nxehtit ekstrem prek Shqipërinë, meteorologia: Temperaturat do të arrijnë në 44°C

Meteorologia Tanja Porja në A2 CNN ka paralajmëruar një valë të nxehti ekstrem që do të prekë të gjithë territorin e Shqipërisë, duke nisur nga e hëna…

U dërguan tek Trauma pasi 43-vjeçari tentoi t’i vr*iste me armë zjarri pas sherrit në lokal, ja si është gjendja e dy të rinjve! E shkuara kr*iminale e autorit dhe vëllait të tij

Ernest Lama, 24-vjeç dhe Gëzim Hoxhaj, 32-vjeç, të cilët u qëlluan me armë zjarri në një lokal në Sarandë, raportohet se janë në gjendje të rëndë. Dy…