“Nuk kemi çfarë të hamë”- Rrëqeth 24-vjeçarja shtatzëne: Më martuan që 16 vjeçe për 70 mijë lekë, tani dal çdo ditë rrugëve për lë lypur

Një histori rrëqethëse është bërë publike këtë të premte në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 të moderatores Evis Ahmeti, ku një 24-vjeçare shtatzënë në muajin e shtatë ka treguar mes lotësh realitetin dramatik që po përjeton.

E reja rrëfeu se ishte martuar në moshën 16-vjeçare për vetëm 700 mijë lekë të vjetra dhe sot jeton në kushte ekstreme, duke lypur çdo ditë në rrugët e Tiranës me vajzën e saj 4-vjeçare.

“Dal çdo ditë dhe lyp me vajzën time sepse nuk kemi çfarë të hamë. Nuk kam mundësi as të blej rroba për foshnjën që pres,” tha 24-vjeçarja mes lotësh.

Historia e saj bëhet edhe më e dhimbshme kur tregon se bashkëshorti i saj ndodhet në burg, pasi u kap duke vjedhur një monopatinë elektrike në përpjekje për të siguruar të ardhura minimale për familjen.

“Nuk kërkoj luks. Dua vetëm një vend të sigurt për të lindur dhe një vakt të ngrohtë për vajzën time, që në vend të kopshtit endet në rrugë,” u shpreh ajo.

Ajo tha se ndihma ekonomike është e papërfillshme, ndërsa institucionet shtetërore nuk janë kujdesur për të, pavarësisht se ajo përmbush të gjitha kriteret për mbështetje bazike sociale.

Related Posts

Tmerr në ajër! 23-vjeçari shqiptar konfliktohet me stjuardesën dhe tenton të hap derën e emergjencës! Emri, foto

SHBA- Një fluturim i kompanisë SkyWest me destinacion Detroit u detyrua të bëjë një ulje emergjente të enjten në mbrëmje, pasi një pasagjer u bë agresiv dhe…

“Nuk më japin trupin”/ Reagon vëllai i viktimës, i vd*ekur prej 5 ditësh, institucionet ‘luajnë pingpong’ me ku*fomën

Isa Rexhepaj ka ndërruar jetë 5 ditë më parë në një kolibe, teksa kishte dalë për të peshkuar. Ai është gjetur mëngjesin e kësaj të premteje nga…

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktori i njohur (Emri+Foto)

Aktori i njohur turk Emre Törün ka ndërruar jetë më 16 korrik, pas një lufte të gjatë me sëmundjen e kancerit. Artisti 52-vjeçar la pas një karrierë…

“Konflikte, tradhti dhe ndryshime të mëdha në fund të korrikut”, astrologia paralajmëron shenjat

Astrologia Chrysanthi Kalogeri në një emision rteleviziv dha një parashikim të detajuar për klimën astrologjike të javëve të fundit të korrikut. Sipas saj, periudha që nis tani…

Paralajmëron meteorologia: Javën që vjen temperaturat do të arrijnë në 44 gradë Celsius, edhe gjatë natës nuk zbresin nën 30 gradë

Meteorologia Tanja Porja në A2 CNN ka paralajmëruar një valë të nxehti ekstrem që do të prekë të gjithë territorin e Shqipërisë, duke nisur nga e hëna…

Do të transferohej në b*urg, shqiptari në Zvicër me pranga në duar i shpëton policisë dhe arratiset

Një i burgosur shqiptar është arratisur në Baden të Zvicrës. Shqiptari 23-vjeçar arritit të arratisej para se të hipte në automjetin e policisë për tu transferuar në…