“Nuk më japin trupin”/ Reagon vëllai i viktimës, i vd*ekur prej 5 ditësh, institucionet ‘luajnë pingpong’ me ku*fomën

Isa Rexhepaj ka ndërruar jetë 5 ditë më parë në një kolibe, teksa kishte dalë për të peshkuar. Ai është gjetur mëngjesin e kësaj të premteje nga vëllai i tij.

Sipas dëshmisë që ai jep, thotë se ka lajmëruar policinë, e cila pasi ka shkuar në vendngjarje, ka kryer veprimet hetimore.

Edhe pse trupi është çuar në morgun e Sarandës paraditen e kësaj te premteje, nuk është lëvizur më prej aty, pasi është kërkuar nga autoritet hetimore që trupi të shkojë në Tiranë, për një autopsi më të thelluar, për të zbuluar shkaqet e vdekjes së 65-vjeçarit.

Por prej disa orësh trupi nuk niset për në Tiranë, pasi për shkak të ditëve të gjata i vdekur, trupi është dekompozuar, dhe 3 institucione në Sarandë, nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët, se kush është përgjegjësi për transportin e kufomës për në morgun e Tiranës.

Spitali i Sarandës u thotë familjarëve së përgjegjës është Policia e Shtetit. Kjo e fundit bën përgjegjëse Prokurorinë e Sarandës, ndërsa Prokuoria thotë se përgjegjëse për ta çuar trupin në Tiranë, është Policia.

“Vajta e mora, kishte katër ditë i vdekur. Lajmërova policinë, erdhi ambulanca dhe e çuan në morg vëllanë. Prokuroria thotë do ta çojmë në Tiranë, por ai nuk mund të çohet se i ka rënë mishi, është nxirë, vjen era kërmë. Jam këtu para morgut, nuk më japin trupin e vëllait. Prokuroria thotë e ka Policia, Policia thotë e ka spitali, spitali thotë e ka Policia. Nuk di çfarë të bëj, unë dua të varros vëllain, t’i bëj adetet e fundit” – shprehet i vëllai.

Ky ping-pong ka bërë që familjarët të revoltohen dhe të kërkojnë sa më parë trupin e të afërmit të tyre për t’i kryer ndërrimet e fundit.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…