Skip to content

I humbur një javë më parë, gjendet trupi i dekompozuar i të moshuarit në Seman!

Një javë më parë, një person në Fier kallëzoi në polici se i vëllai kishte humbur dhe nuk po e gjenin dot.

Në moshën 72-vjeçare, i moshuari është gjetur sot pa jetë në Seman, por nga ekzaminimi paraprak, nuk ka shenja dhune. Trupi i tij ishte dekompozuar, kjo si shkak edhe i temperaturave të larta.

Njoftimi paraprak i policisë:

Në tokat e fshatit Sektor Seman, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit Mihallaq Shqepa, 72 vjeç, banues në Fier.

Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 12.07.2025, nga Komisariati i Policisë Fier, pas kallëzimit të bërë nga vëllai i tij për largim nga banesa.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Published inTë fundit