Corriere: Rritja e çmimeve, zbehet Shqipëria, pushuesit i kthehen Puglia-s

SHQIPËRIA- Duket se “efekti Shqipëri”, në formatin e turizmit bregdetar, nuk ka më të njëjtën tërheqje. Ose më saktë, nuk po josh më atë kategori turistësh italianë që gjatë tre viteve të fundit e kishin konsideruar Shqipërinë një destinacion ekonomik për pushimet e verës përtej Adriatikut.

“Për të qenë të sinqertë – shpjegon Michele Viola, drejtues i agjencisë turistike Goodays – që në fund të sezonit të kaluar vumë re se filloi rënia. Një prirje që këtë vit, në 2025, është bërë shumë më e dukshme: kemi shumë pak kërkesa për pushime në bregdetin shqiptar, ndërsa grupet e organizuara po orientohen drejt alternativave të tjera”.

Sipas të dhënave të kësaj agjencie në Bari, fluksi i turistëve italianë drejt Shqipërisë ka rënë ndjeshëm krahasuar me tre vite më parë, kur pati një rritje prej 30% falë përfitimeve ekonomike dhe bukurive natyrore.

“Duhet thënë troç – vijon Viola – se të ardhurat e familjeve italiane po tkurren në mënyrë të vazhdueshme dhe organizimi i pushimeve është gjithnjë e më i vështirë. Më parë, Shqipëria ofronte një raport të favorshëm mes çmimit dhe shërbimit, por sot kjo baraspeshë nuk ekziston më. Rezervimet janë më pak se gjysma e atyre që kishim tre vjet më parë.

Agjencia jonë po orienton punën drejt tureve të organizuara në destinacione si Egjipti, Dubai apo Spanja, dhe falë kësaj strategjie, qarkullimi ynë është rritur. Ndërsa ata që nuk zgjedhin të udhëtojnë jashtë vendit, preferojnë të qëndrojnë në Puglia dhe të shfrytëzojnë fundjavat në destinacione bregdetare duke përdorur strukturat Bed & Breakfast”.

Sipas Massimo Salomone, koordinator i sektorit të turizmit në Confindustria Puglia dhe president i degës në Bari dhe BAT, “Shqipëria ka shënuar padyshim rritje si destinacion, falë investimeve të shpejta infrastrukturore dhe një burokracie më fleksibël, por lidhja e saj me konceptin e turizmit të lirë shpesh është e gabuar.

Ka elementë të ofertës turistike shqiptare që kërkojnë kujdes, si cilësia e shërbimeve, transparenca në çmime dhe niveli i përgjithshëm i ofertës – siç janë raportuar nga shumë turistë italianë. Qëllimi ynë nuk është të thellojmë konkurrencën, por të ndërtojmë sinergji pozitive.

Shqipëria dhe Puglia ndajnë të njëjtin det dhe trashëgimi kulturore, që mund të shërbejë si bazë për projekte të përbashkëta në fushën e turizmit dhe infrastrukturës. Megjithatë, duhet theksuar se Italia, dhe veçanërisht Puglia, mbetet një destinacion shumë i dashur për turistët italianë”.

Në përfundim, problemi qëndron tek rritja e kostove që prek shtresën e mesme.

“Ajo pjesë e klientelës që më parë ishte e gatshme të pranonte shërbime jo shumë të sofistikuara në këmbim të një çmimi të leverdisshëm – përfundon Piero Innocenti, zëvendëspresident i Fiavet Puglia – sot nuk gjen më arsye për të shkuar në Shqipëri, sepse nuk e ndjen më përfitimin.

Mesa duket, tarifat në Shqipëri janë rritur dhe kjo po i pengon pushuesit. E njëjta gjë po ndodh edhe në Kroaci dhe Mal të Zi, ndërsa Greqia ende po qëndron mirë.

Ndërkohë, segmenti i udhëtimeve me kroçerë po performon mirë, edhe gjatë muajve shtator dhe tetor. Sa për Puglian? Sektori po ecën me ritmet e njëjta si viti i kaluar, dhe lidhjet ajrore ndërkombëtare po ndihmojnë në rritjen e mëtejshme të turizmit në rajon”. Corriere della sera

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…