Njërin nga fëmijët e kishte në krah punëtori i hidrocentralit, tjetrin policia! Dalin detajet e renda

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në lumin Shkumbin, ku dy të mitur, një 7 dhe tjetri 9 vjeç u mbytën teksa laheshin.

I afërmi i fëmijëve, ka folur për mediat dhe ka treguar se një prej fëmijëve e gjeti një punëtor i hidrocentralit aty pranë dhe e mbante në krahë ndërsa fëmijën tjetër e mbante policia.

Sakaq, i afërmi i viktimave raporton se prindërit e fëmijëve janë në gjendje të rënduar pas humbjes së jetës së djemve të tyre.

Sipas raportimeve, fëmijët kishin dalë me nënën e tyre për të kullotur bagëtitë në zonë ndërsa papritur të miturit janë futur për tu larë në lumë, por fatkeqësisht humbën jetën.

“Isha te puna, pash policinë, pash që po vinin me vrap. Një zotëri që punon te hidrocentrali, njëri fëmijë kishte në krah. Pash të ëmën që po përplasej këtej, të atin nuk e di nga ikte më… I njoh, i kam njerëzit e mi, u turra dhe unë me vrap.

Kanë bagëtitë, i nxjerrin këtej zallit, me ato mbahen. Prindërit mbajnë lopët, këta mbajnë bagëtitë e imëta, delet.

Më tutje është bërë një grop e madhe, kanë bërë një pritë, dhe aty i kishte gjet roja i hidrocentralit. Njërin fëmijë e kishte polici në krah, ja mora i bëra frymëmarrje artificiale, nuk jepet reagim fare. Vinin çdo ditë te puna ime mbushnin ujë, rrinin aty kur ishte vap”, tha ai.

Related Posts

Rama habit shqiptarët: Po vjen dita mos te kemi me ministra, ja kush do ju urdhërojë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme takime me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit dhe start up-eve, ku ka diskutuar mbi zhvillimet e shpejta teknologjike dhe përshtatjen…

Tr*gjedi në vend, po ruanin bagëtitë dhe u futën per tu larë, mb*ten dy vellezerit e mitur

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy të mitur kanë humbur jetën pasi u mbytën në rrjedhën e lumit…

Gjesti në zi, ndahet nga jeta njeriu i tij me i vaçantë

Një prej mbështetësve më besnikë dhe të veçantë të artistit Gjesti, Floriani, është ndarë nga jeta. Lajmi është bërë i ditur nga vetë këngëtari, i cili ka…

DETAJE nga TRAGJEDIA/ Dy viktimat e mitur ishin vëllezër, u futën të laheshin në lumë së bashku me nënën e tyre…

Detaje të reja janë bërë publike nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në Elbasan. Bëhet me dije nga burimet për mediat se dy fëmijët…

“Pash të ëmën që…”/ Tregon detajet e ngjarjes i afërmi i 2 vëllezërve të mbytur në Shkumbin

Dy vëllezërit 7-8 dhe 9-10 vjec që u mbytën pasditen e sotme në zonën e Labinot Fushës në Elbasan, u gjetën nga roja i hidrocentralit të ndërtuar…

Çifti nga Korça shtrohen në spital pas natës së parë të martesës, arsyeja tr*ndit mjekët

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur së fundmi në qytetin e Korçës, ku një çift i ri që sapo ka nisur bashkëjetesën në një shtëpi me qira,…