Bankers, plaçkitja më e madhe që nga pushtimi romak, të implikuar ish ministra dhe oligarkë; SPAK merret me brekë, zorrë dhe keca

Si një burim që futet me tuba nën tokë, paratë e vjedhura për shërbime imagjinare kanë përfunduar një xhepat e ‘ustallarëve’ të Tiranës; ish ministra, oligarkë, sekserë.

Duke lexuar bilance, transaksione dhe raporte, më rezulton që më shumë paguaj unë taksa vjetore se sa Bankres, që përfaqëson plaçkitjen më të madhe të pasurisë publike që nga pushtimi romak, me pronarë që fshihen pas disa nurmave, por që kapërdihen në Rogner, ku vetëm një nga anëtarët e bandës ka përfituar 100 milionë euro me transferta bankare. Si një burim që futet me tuba nën tokë, paratë e vjedhura për shërbime imagjinare kanë përfunduar një xhepat e ‘ustallarëve’ të Tiranës; ish ministra, oligarkë, sekserë.

Fillimisht kanadezët dhe më pas kinezët nuk janë gjë tjetër veçse mbulesë e një zhvatje 20-vjeçare të përbashkët me barkmëdhenjtë e Tiranës, me kosto mbi 10 miliardë euro, pa llogaritur krimet mjedisore dhe shpërthimet jashtë parashikimeve, për të maksimalizuar nxjerrjen e naftës. Për herë të parë, në Shqipëri është aplikuar një standard i ri; Grupi plaçkitës ka kërkuar shpërblim deri në 77 milionë euro në vit nga buxheti i shtetit për zbatimin e skemës së zhvatjes, përmes fryrjes së shpenzimeve për të mos paguar taksa.

Shpërblimi konsiderohet si detyrim i rimburimit të TVSH për shpenzimet. Vitin e kaluar, në vend që Bankers të paguante taksën e fitimit në buxhetin e shtetit, ka përfituar 40 milionë euro nga buxheti i shtetit rimbursim TVSH-je, ndërsa kërkon edhe 37 milionë euro.

Prokurori i çështjes Elion Mustafaj dhe drejtori i Hetimit Tatimor Anton Martini kanë eskpozuar pjesërisht ‘lojën’ e Bankers me pasurinë nëntokësore të shqiptarëve. Të dy hetuesit kanë i kanë bërë një shërbim kombit, por dosja është në kompetencë të SPAK pasi kemi të bëjmë një organizatë kriminale, kënetë 20-vjeçare korrupsioni dhe një pjesë e parave kanë përfunduar në xhepat e ish ministrave, subjekte të SPAK. Teksa bubullimat e korrupsionit të Bankers vijojnë të ushtojnë çdo ditë në media të pakapura, SPAK duket se është i zënë me zorrë, brekë grash dhe keca!

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…