U ndërronin datën ushqimeve të skaduara dhe i hidhnin sërish në treg, arrestohen pronari dhe magazinieri në Vorë (Video)

Bëhet fjalë për subjektin Master AL në Vorë, ku në pamjet e publikuara nga policia duken të gjitha produkte ushqimore që ishin të skaduara, por pasi u kanë zëvendësuar etiketat ato ishin bërë gati për tu hedhur në treg.

Një magazinë ku falsifikohej data e skadencës së produkteve ushqimore është zbuluar ditën e sotme në Vorë.

Sipas policisë, në pranga ka rënë Florenc Domi administrator i subjektit tregtar dhe Agim Domi magazinier pranë subjektit. Ndërkohë, u proceduan penalisht shtetasit S. T., 56 vjeç, ortaku i subjektit dhe A. D., 36 vjeç, shofer i magazinës.

Nga hetimet ka rezultuar se subjekti me aktivitet import-eksport dhe tregtim të produkteve industriale dhe ushqimore, grumbullonte produkte të skaduara nga tregje të ndryshme në Tiranë, Durrës e Elbasan, u falsifikonte datat e skadencës dhe i hidhte sërish në treg, pa dokumentacion tatimor.

Bëhet fjalë për subjektin Master AL në Vorë, ku në pamjet e publikuara nga policia duken të gjitha produkte ushqimore që ishin të skaduara, por pasi u kanë zëvendësuar etiketat ato ishin bërë gati për tu hedhur në treg.

Gjatë operacionit u sekuestruan 716 koli dhe dhjetra kilogramë me mallra ushqimorë të përpunuara që kishin afatin e skadencës në janar dhe shkurt 2025 dhe afati i skadencës ishte falsifikuar me qëllim rihedhjen në treg për shitje.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Siguria Ushqimore”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DPPSh, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr. 7. Zbulohet në Vorë një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e produkteve ushqimore të skaduara, të cilat më pas hidheshin sërish në treg.

Sekuestrohen sasi të mëdha mallrash ushqimore të përpunuara të skaduara në muajin janar dhe shkurt me etiketa skadence të falsifikuara. Arrestohen në flagrancë administratori i magazinës dhe magazinieri. Procedohen penalisht ortaku dhe shoferi i magazinës.

Në kuadër të planit të masave për kontrollet në magazina, dyqane dhe supermarkete, me qëllim parandalimin e tregtimit të produkteve ushqimore të skaduara, u finalizua operacioni “Siguria Ushqimore”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit F. D., 38 vjeç, administrator i subjektit dhe A. D., 58 vjeç, magazinier. U proceduan penalisht shtetasit S. T., 56 vjeç, ortaku i subjektit dhe A. D., 36 vjeç, shofer i magazinës.

Nga hetimet rezultoi se subjekti me aktivitet import-eksport dhe tregtim të produkteve industriale dhe ushqimore, grumbullonte produkte të skaduara nga tregje të ndryshme në Tiranë, Durrës e Elbasan, u falsifikonte datat e skadencës dhe i hidhte sërish në treg, pa dokumentacion tatimor.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e prova materiale 716 koli dhe dhera kilogramë me mallra ushqimorë të përpunuara që kishin afatin e skadencës në janar dhe shkurt 2025 dhe afati i skadencës ishte falsifikuar me qëllim rihedhjen në treg për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Punësim i paligjshëm” dhe “Importi, prodhimi, shitja, ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve””, njofton policia.

Related Posts

Horoskopi ditor, e enjte 11 dhjetor 2025

Dashi Do keni vështirësi dhe probleme gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Si ju ashtu edhe partneri do kërkoni qe gjerat te bëhen sipas mënyrës…

E çuan dhe tek Hoxha por sbëri punë…! Zbulohet arsyeja e dh*mbshme pse u h*dh nga ura nipi i Nehat Kullës

Klodian Kulla, 39-vjeçari që i dha fund jetës duke u vetëhedhur nga një urë metalike në rrugën e Arbrit, nuk kishte asnjë problem me askënd dhe ngjarja…

E fundit! Tr*nditet Durresi, gjenden dy trupa të pajetë

Dy ngjarje të rënda janë regjistruar brenda pak orësh në qark, ku dy persona janë gjetur të pajetë në rrethana të ndryshme. Sipas informacionit të bërë publik…

Sk*ndal në b*rgun 313! Ilir Metës nuk i lënë rrush në qeli “se e bën raki”, zbulohen detajet e pabesueshme

Një inspektim i Avokatit të Popullit mbi kushtet e paraburgimit të Ilir Metës, pas ankesës së tij, ka evidentuar një sërë problematikash që lidhen me trajtimin e…

E bujshme në TCH! Dy moderatoret e njohur shkëmbejnë puthje në buzë ( Video )

Në episod i veçantë ka ndodhur mes moderatores Megi Pojani dhe opionistja Aulona Musta në puntatën e djeshme të “Për’Puthen”. Në fund të emisionit, moderatorja dhe opionistja…

Të gjashta motrat e mbretit Zog! Ky ishte fati “i tm’errshëm” i tyre

Të gjashta motrat e mbretit Zog! Ky ishte fati “i tme rrshëm” i tyre Të gjashta motrat e mbretit Zog, ishin shembulli i një kulture nga një…