“E vr*anë për…”, gazetari Igli Çelmeta zbulon detajet e eliminimit të Renis Dobrës: Ditën e ngjarjes shkoi në Burrel për… (Video)

I ftuari i Nisida Tufës në emisionin “Kjo Javë” ishte edhe gazetari i kronikës në News24, Igli Çelmeta, i cili ka dhënë detaje rreth rrëmbimit dhe vrasjes së 22-vjeçarit Renis Dobra më 8 korrik në liqenin e Shkopetit.

Çelmeta zbulon se Dobra nuk kishte para mjaftueshëm as për të ndërruar ekranin e celularit dhe dëshmitë e ditës së ngjarjes e tregojnë këtë. Madje edhe gaz makinës i ka futur vetëm 3 mijë lekë të vjetra, pasi nuk kishte. Por ajo që e bën edhe më tragjike këtë vrasje është fakti se ai është eliminuar për 10 mijë euro…

Nisida Tufa: Si ndodhi dinamika e ditës së vrasjes?

Igli Çelmeta: “Atë ditë Renis Dobra kishte shkuar në Burrel për të ndërruar ekranin e telefonit celular, madje atë ditë nuk kishte arritur ta ndërronte për shkak se nuk kishte shumën monetare për ta paguar. Më pas ka komunikuar me të atin e tij, ku i ka thënë se do të kthehej për në banesë rreth orës 21:30 minuta të datës 8 korrik. Ka pasur automjetin e babait të tij, që më pas u gjet në liqenin e Shkopetit. Ka ndalur në një karburant ku ka furnizuar automjetin me 3 mijë lekë të vjetra gaz, pasi nuk ka pasur më shumë të holla. Më pas është nisur drejt banesës së tij, ku e kanë ndjekur autorët e dyshuar, që mendohet të jenë 4 persona, të cilët prej datës 5 korrik kanë vëzhguar dhe monitoruar të gjitha lëvizjet e 22 vjeçarit.”

Nisida Tufa: Fillimisht ndjekja sa ka qenë?

Igli Çelmeta: “Fillimisht autorët e dyshuar kanë marrë automjet me qira, të cilët kanë lëvizur në qytetin e Burrelit dhe më pas në fshatin Zenishtë ku kishte banesën Dobra. Kanë parë që rruga ka qenë e prishur, pasi automjeti Golf 7 nuk mund të lëvizte me shpejtësi, kështu që një ditë më pas kanë ndërruar automjet, kanë marrë një Hyndai dhe Range Rover. Kur është ndjekur në drejtim të banesës ka qenë Hyndai i bardhë, më pas edhe Range Rover. I kanë bërë pritë rreth 950 m larg banesës së tij. Në ato momente ka qenë duke kaluar edhe një i afërm i viktimës, që ka parë momentin kur autorët i kanë prerë rrugën. Autorët i kanë thënë kushëririt të Dobrës të largohej dhe i afërmi ka dyshuar se kanë qenë forca operacionale të policisë. Kushëriri ka lajmëruar babanë e Renisit dhe kanë shkuar në komisariatin e Burrelit nëse është arrestuar 22 vjeçari.

Aty është kuptuar se kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale, një rrëmbim. Familjarët kanë nisur kërkimet për gjetjen e djalit të tyre. Por ngjarja ka ndodhur rreth 30 km larg nga ku është rrëmbyer Renis Dobra. Fillimisht ka qenë babai i cili ka gjetur shapkën e djalit në rrugë. Trupi është gjetur nga familjarët rreth orës 4 të mëngjesit. Pastaj është lajmëruar policia dhe ka nisur zbardhja e ngjarjes e ndihmuar edhe nga dëshmitë e familjarëve, të cilët kanë arritur edhe ata të sigurojnë pamje të kamerave, sidomos atyre afër banesës. Kjo ngjarje është e mirëmenduar dhe e përgatitur për ta vrarë.

Sipas hetimeve, autorët në fillim kanë dashur ta hedhin 22 vjeçarin së bashku me automjetin në urën e Ulzës. Duken gjurmët teksa kanë tentuar ta hidhnin aty. Pasi kanë dështuar aty, kanë shkuar më tutje në liqenin e Shkopetit, ku kanë realizuar synimin e tyre. Ajo që është më tragjike është fakti se autorët e kanë eliminuar Renis Dobrës për një shumë prej 10 mijë eurosh që kishte kushtuar lënda narkotike në Gjermani, të cilën mendohet se Dobrës ia ka kapur policia.”(BalkanWeb)

Related Posts

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shëngjin – 32-vjeçari humbi jetën gjatë përgatitjeve për koncertin me artistë të njohur shqiptarë

Shëngjin, 19 Korrik 2025 – Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në shëtitoren e Shëngjinit, ku një 32-vjeçar humbi…

Besi nis një lidhje të re pas divorcit me Xhensilën, partnerja e re është…

Teksa lajmet për jetën personale të Xhensila Myrtezajt dhe raporti i saj me Ledri Vulën kanë dominuar rrjetet sociale, edhe Bes Kallaku duket se ka nisur një…

Dafina Zeqiri reagon ndaj ndjekëses që e kritikoi për lindjen e Daskanit (Foto)

Pas publikimit të lajmit për ardhjen në jetë të djalit të saj, Dafina Zeqiri është përballur me një koment kritik nga një ndjekëse në rrjetet sociale, e…

Shkon në Gjermani të kërkojë gruan me dy fëmijët, shkodrani tr*nditet nga ajo që zbuIon

Një histori dhimbjeje dhe kërkimi i drejtësisë nga një baba shkodran: Gruaja u zhduk me fëmijët dhe u rishfaq e martuar me një tjetër Në një rrëfim…

Nëse ju rrinë duart e ftohta? Kujdes, Zbuloni problemet që mund ta shkaktojnë

Disa njerëz mund të jenë shumë të ndjeshëm ndaj të ft ohtit. Ka njerëz që preferojnë të mbajnë çorape prej leshi edhe gjatë natës e ka të…

Mot ap*kalpitik! Gjendja e fundit sinoptike, nxehtësi dhe rrebeshe, ja cfare pritet

Temperaturat po shënojnë rritje përsëri dhe një valë e re nxehtësie po vjen nga ajri me origjinë nga Afrika veriore, megjithatë të Dielën pasdite do të kemi…