“E vr*anë për…”, gazetari Igli Çelmeta zbulon detajet e eliminimit të Renis Dobrës: Ditën e ngjarjes shkoi në Burrel për… (Video)

I ftuari i Nisida Tufës në emisionin “Kjo Javë” ishte edhe gazetari i kronikës në News24, Igli Çelmeta, i cili ka dhënë detaje rreth rrëmbimit dhe vrasjes së 22-vjeçarit Renis Dobra më 8 korrik në liqenin e Shkopetit.

Çelmeta zbulon se Dobra nuk kishte para mjaftueshëm as për të ndërruar ekranin e celularit dhe dëshmitë e ditës së ngjarjes e tregojnë këtë. Madje edhe gaz makinës i ka futur vetëm 3 mijë lekë të vjetra, pasi nuk kishte. Por ajo që e bën edhe më tragjike këtë vrasje është fakti se ai është eliminuar për 10 mijë euro…

Nisida Tufa: Si ndodhi dinamika e ditës së vrasjes?

Igli Çelmeta: “Atë ditë Renis Dobra kishte shkuar në Burrel për të ndërruar ekranin e telefonit celular, madje atë ditë nuk kishte arritur ta ndërronte për shkak se nuk kishte shumën monetare për ta paguar. Më pas ka komunikuar me të atin e tij, ku i ka thënë se do të kthehej për në banesë rreth orës 21:30 minuta të datës 8 korrik. Ka pasur automjetin e babait të tij, që më pas u gjet në liqenin e Shkopetit. Ka ndalur në një karburant ku ka furnizuar automjetin me 3 mijë lekë të vjetra gaz, pasi nuk ka pasur më shumë të holla. Më pas është nisur drejt banesës së tij, ku e kanë ndjekur autorët e dyshuar, që mendohet të jenë 4 persona, të cilët prej datës 5 korrik kanë vëzhguar dhe monitoruar të gjitha lëvizjet e 22 vjeçarit.”

Nisida Tufa: Fillimisht ndjekja sa ka qenë?

Igli Çelmeta: “Fillimisht autorët e dyshuar kanë marrë automjet me qira, të cilët kanë lëvizur në qytetin e Burrelit dhe më pas në fshatin Zenishtë ku kishte banesën Dobra. Kanë parë që rruga ka qenë e prishur, pasi automjeti Golf 7 nuk mund të lëvizte me shpejtësi, kështu që një ditë më pas kanë ndërruar automjet, kanë marrë një Hyndai dhe Range Rover. Kur është ndjekur në drejtim të banesës ka qenë Hyndai i bardhë, më pas edhe Range Rover. I kanë bërë pritë rreth 950 m larg banesës së tij. Në ato momente ka qenë duke kaluar edhe një i afërm i viktimës, që ka parë momentin kur autorët i kanë prerë rrugën. Autorët i kanë thënë kushëririt të Dobrës të largohej dhe i afërmi ka dyshuar se kanë qenë forca operacionale të policisë. Kushëriri ka lajmëruar babanë e Renisit dhe kanë shkuar në komisariatin e Burrelit nëse është arrestuar 22 vjeçari.

Aty është kuptuar se kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale, një rrëmbim. Familjarët kanë nisur kërkimet për gjetjen e djalit të tyre. Por ngjarja ka ndodhur rreth 30 km larg nga ku është rrëmbyer Renis Dobra. Fillimisht ka qenë babai i cili ka gjetur shapkën e djalit në rrugë. Trupi është gjetur nga familjarët rreth orës 4 të mëngjesit. Pastaj është lajmëruar policia dhe ka nisur zbardhja e ngjarjes e ndihmuar edhe nga dëshmitë e familjarëve, të cilët kanë arritur edhe ata të sigurojnë pamje të kamerave, sidomos atyre afër banesës. Kjo ngjarje është e mirëmenduar dhe e përgatitur për ta vrarë.

Sipas hetimeve, autorët në fillim kanë dashur ta hedhin 22 vjeçarin së bashku me automjetin në urën e Ulzës. Duken gjurmët teksa kanë tentuar ta hidhnin aty. Pasi kanë dështuar aty, kanë shkuar më tutje në liqenin e Shkopetit, ku kanë realizuar synimin e tyre. Ajo që është më tragjike është fakti se autorët e kanë eliminuar Renis Dobrës për një shumë prej 10 mijë eurosh që kishte kushtuar lënda narkotike në Gjermani, të cilën mendohet se Dobrës ia ka kapur policia.”(BalkanWeb), do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

M’bytet pushuesi në Tale të Lezhës

Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë në ditën e sotme në Tale. Viktima mësohet se po lahej në plazhin “Tale 1”, në afërsi të Hidrovorit ku u nxor…

“HlQENl qafe!”, rr*mbeu dhe D0GJl të gjaIIë 61-vjeçarin për 10 mijë euro, Iirohet nga b’urgu Marjeta Karaj

Gjykata liroi nga burgu Marjeta Karajn nën akuzë për vrasjen e Menduh Kurt Dedës. Lirimi i gruas u urdhërua mbasi gjykata e Apelit në muajin qershor prishi…

Shembja e ndërtimeve pa leje në Theth/ Kërcënohet drejtori i IKMT-së, i vendoset kurorë me lule në shtëpinë e prindërve

Një kurorë me lule, simbol mortor, është vendosur në derën e shtëpisë së prindërve të Emiljano Nikës, drejtor i IKMT-së në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

Muri i banesës e zuri poshtë teksa ishte duke e shembur, ndërron j’etë 51-vjeçari

Një 51-vjeçar ka gjetur vdekjen sot në banesën e tij,në fshatin Kutalli, në Njësinë Administrative Kutalli në bashkinë Dimal. Mësohet se 51-vjeçari Altin Hajdari ka qënë duke…

Mimoza Ahmeti refuzoi t’i jepte autograf Egla Cenos, reagon aktorja: Moza që hëngri metafora me lugë floriri e na mësoi…

Një moment i sikletshëm ndodhi një natë më parë në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel. Aktorja Egla Ceno i kërkoi poetes Mimoza Ahmeti që t’i…

Ishte i vetmi që mbijetoi nga përplasja e avionit të “Air India”, por jeta e “njeriut mrekulli” është kthyer në makth, familjarët: Ëndërron sikur është ende në avion…

Vishwash Kumar Ramesh, 40 vjeç, është i vetmi pasagjer që mbijetoi nga rrëzimi tragjik i avionit të Air India me 242 persona në bord. Por ndonëse ka…