Ishte i vetmi që mbijetoi nga përplasja e avionit të “Air India”, por jeta e “njeriut mrekulli” është kthyer në makth, familjarët: Ëndërron sikur është ende në avion…

Vishwash Kumar Ramesh, 40 vjeç, është i vetmi pasagjer që mbijetoi nga rrëzimi tragjik i avionit të Air India me 242 persona në bord. Por ndonëse ka shpëtuar fizikisht me vetëm disa plagë në fytyrë dhe gjoks, ai mbetet i rrënuar psikologjikisht nga ajo që ka përjetuar dhe nga ndjenja e fajit për vdekjen e vëllait të tij.

I ulur në vendin 11A të avionit Boeing 787 Dreamliner, Vishwash është quajtur nga mediat indiane “njeriu mrekulli” dhe “fëmija i Zotit”, por për të vetë, mbijetesa është një barrë e rëndë për të jetuar.

“Nuk e di si shpëtova. I pashë të gjithë duke vdekur para syve të mi”, u shpreh ai për mediat.
Vëllai i tij Ajay, 35 vjeç, humbi jetën në rrëzim dhe Vishwash është torturuar që prej asaj dite nga ndjenja e pafuqisë pasi nuk e ndihmoi dot.

“Jam mirë fizikisht, por më vret fakti që nuk arrita ta shpëtoja vëllain tim”, tha ai për The Sun.
Ai kishte tentuar të rezervonte dy vende pranë njëri-tjetrit për fluturimin fatkeq AI171, por ishte i detyruar të zgjidhte vende të ndara për shkak të mungesës së vendeve.

“Nëse do të ishim ulur bashkë, ndoshta të dy do të kishim shpëtuar,” shton ai.

Sipas të afërmve të tij, Vishwash kalon net të vështira, me gjumë të shqetësuar dhe makthe të përsëritura. “Ëndërron sikur është ende në avion dhe i sheh të gjithë duke vdekur,” tha Krunal Keshave, një kushëri i tij nga Leicester. “Ai nuk flet për aksidentin, por mban gjithçka brenda.”

Pas rrëzimit, Vishwash tentoi të kthehej në avion për të shpëtuar vëllain e tij. Pamjet e siguruara nga MailOnline e tregojnë atë duke iu lutur punonjësve të urgjencës: “Vëllai im është atje dhe po digjet për së gjalli. Duhet ta shpëtoj.”

Sipas punonjësit të parë të ndihmës në vendngjarje, ai ishte i gjakosur, i çorientuar dhe në shok, por i vendosur të kthehej brenda. Ai më pas mbajti arkivolin e vëllait të tij në një ceremoni në Gujarat.

Avioni u përplas në një konvikt të një kolegji mjekësor në qytetin e Ahmedabadit, duke vrarë 241 nga 242 personat në bord, përfshirë 52 shtetas britanikë – duke e bërë këtë një nga aksidentet ajrore më të rënda për Britaninë.

Hetimet për rrëzimin janë përqendruar tek veprimet e kapitenit Sumeet Sabharwal, i cili dyshohet se fikur çelësat e furnizimit me karburant në mes të panikut, ndërkohë që oficeri i parë Clive Kunder përpiqej të stabilizonte avionin. Regjistrimet nga kutia e zezë tregojnë një shkëmbim të tensionuar midis dy pilotëve, ku asnjëri nuk merr përgjegjësinë për ndërprerjen fatale të furnizimit me karburant.

Ndërkohë, për Vishwash, mbijetesa ka ardhur me një çmim të tmerrshëm emocional. Ai jeton çdo ditë me kujtimin e vëllait të humbur dhe peshën e të qenit i vetmi që shpëtoi nga një katastrofë që preku dhjetëra familje në Indi dhe Britani.

Related Posts

Vr’au shefin e krimeve në Fier dhe djalin e tij 8-vjeçar/ Gjykata kanadeze vendos që Ëngjëll Ibrahimi të mos ekstradohet drejt Shqipërisë!

Gjykata e Apelit në Kanada, ka vendosur që Ëngjëll Brahimi, i akuzuar për vrasjen e policit Astrit Braçe dhe djalit të tij në Fier, të mos ekstradohet…

Tensionohet protesta! Fermerët i vënë “flakën” Kretës, përpIasen ashpër me efektivet e poIicisë, disa të pl*gosur (PAMJE)

Protestat e fermerëve në Greqi kanë përshkallëzuar dhe kanë çuar në përplasje me efektivët e policisë. Kjo situatë ka shënuar disa incidente në qytetet si Heraklion dhe…

Dallgët e detit godasin një pishinë natyrore, h*mbin jetën tre persona dhe pl*gosen disa të tjerë

Një incident tragjik ka ndodhur në bregun perëndimor të Tenerife-s, ku tre persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur. Kjo pasi, një valë e…

Zbulohet data kur nis Big Brother VIP Albania 5 dhe moderatori

Top Channel ka bërë të ditur se sezoni i pestë i “Big Brother VIP Albania” do të nisë më 20 dhjetor, duke rikthyer në ekran një prej…

Euro arrin një tjetër minimum historik ndaj Lekut, Banka e Shqipërisë ndërhyn me..

Kursi i këmbimit Euro–Lek shënoi sërish një rënie të re historike në fund të javës së kaluar, në një treg ku oferta e valutës vijon të mbetet…

‘Bebit nuk i rreh më zemra’, Historia e dhimbshme e çiftit Hysko-Huta! Moderatori: Aty kuptova qe…

Abort spontan gjatë shtatzënisë së parë. Kjo është historia e trishtë e Orinda Hutës dhe Turjan Hyskos. Çifti kanë ndarë së fundmi këtë histori personale ndërsa Orinda…