Alarmante/ Tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 godet zonën detare, paralajmërime për cunami

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ballë goditi sot afër brigjeve lindore të gadishullit Kamçatka në Lindjen e Largët të Rusisë, sipas shërbimeve që monitorojnë aktivitetin sizmik.

Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 10 kilometrash në det, pas një lëkundjeje paraprake, sipas të dhënave nga Qendra Gjermane për Kërkime Gjeoshkencore (GFZ). Fillimisht, kjo qendër raportoi magnitudën si 6.7, por më pas e përditësoi në 7.4. Edhe Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) konfirmoi të njëjtën magnitudë.

Pas tërmetit, Qendra Kombëtare për Paralajmërimin për Cunami në SHBA lëshoi një paralajmërim për shtetin e Havait, i cili u anulua pak më vonë.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, TASS, raportoi gjithashtu se paralajmërimi për cunami në rajonin e Kamçatkës është hequr, duke cituar shërbimet lokale të emergjencës.

Më herët, autoritetet kishin paralajmëruar se valë deri në 60 centimetra mund të përplasnin disa pjesë të rajonit, përfshirë edhe kryeqytetin e krahinës, Petropavlovsk-Kamchatsky.

Aktualisht nuk raportohet për dëme materiale apo viktima, ndërsa autoritetet vazhdojnë monitorimin e situatës.

Related Posts

Pushuesi 23-vjeçar rrëshqet dhe bie nga lartësia në hotel, dërgohet me urgjencë në Spitalin e Traumës

Në ambientet e një hoteli në Shëngjin, dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht dhe ka rënë nga lartësia një 23-vjeçar, pushues në Shëngjin. 23-vjeçari është transportuar në Spitalin…

Shpërthen në flakë trageti me 280 persona

Një traget me rreth 280 persona në bord është përfshirë nga flakët në brigjet e Indonezisë, duke shkaktuar panik dhe dëshpërim mes pasagjerëve, shumë prej të cilëve…

Motra e Gjestit i reagon Egli Takos pasi ofendoi këngëtarin, e krahason me një gomar

Një përplasje e re virtuale ka shpërthyer në rrjetet sociale, kësaj here mes motrës së këngëtarit Gjesti dhe ish-banores së “Big Brother VIP Albania”, Egli Tako. Gjithçka…

Refuzoi propozimin për martesë, fati t’ragjik i 22 vjeçares që ka shokuar Turqinë

Një krim makabër ka tronditur opinionin publik turk, duke u kthyer në një nga rastet më të komentuara të vitit. Ayşe Tokyaz, 22 vjeçe, studente infermierie nga…

“E kapa gruan me tjetrin në shtëpi”, burri tregon dramën e jetës, por nipi e tr*ndit: Gjyshi ka dashnore! Ai ka lidhje me

Fjalët e të moshuarit F.K. dhe të nipit të tij të shprehura në emisionin “Zemër të Hapur” përfaqësojnë një dramë të thellë familjare, ku konfliktet personale, tradhtia,…

Shpërthen në flakë trageti me 280 persona, njerzit hidhen ne det

Një traget me rreth 280 persona në bord është përfshirë nga flakët në brigjet e Indonezisë, duke shkaktuar panik dhe dëshpërim mes pasagjerëve, shumë prej të cilëve…