Rreth orës 17:40, një shtetas 23-vjeçar, identifikuar si R. I. dhe banues në Burrel, ka rënë nga lartësia (ballkoni) i një hoteli në Shëngjin. Ngjarja dyshohet të ketë qenë aksidentale.
I dëmtuari është transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën mjekësore të specializuar.
Grupi hetimor ka nisur punën për të sqaruar tërësisht rrethanat e ngjarjes.
Shëngjin/Informacion paraprak
Rreth orës 17:40 në ambientet e një hoteli në Shëngjin, dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht dhe ka rënë nga lartësia (ballkoni), shtetasi R. I., 23 vjeç, banues në Burrel, pushues në Shëngjin.
23-vjeçari është transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.