“Më martuan me përbindëshin që më shkatërroi jєtën”, rrëfimi tr*nditës i një grυaje që kërkon të çlirohєt nga 10 vite dh’mbje dhe dhυnë

Një histori tronditëse dhe prekëse ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një qytetar rrëfen dramën e një gruaje që për më shumë se 10 vite ka jetuar në heshtje, mes dhimbjes, abuzimit dhe një martese të imponuar që nisi në rrethana tejet rënduese.

Sipas rrëfimit, historia nisi rreth viteve 2011-2012, kur e reja, sapo ishte zhvendosur me familjen në një lagje të re, u përball me një ngjarje traumatike. Një natë, teksa kthehej nga puna, një person i njohur në lagje e kishte ndaluar me makinë, duke i ofruar “ndihmë” për ta shoqëruar. Vajza kishte refuzuar, por ai kishte përdorur forcën, e kishte futur në makinë me dhunë dhe sipas dëshmisë, pas humbjes së ndjenjave, ishte zgjuar në një ambient të panjohur, gjysmë e zhveshur dhe me dhimbje fizike.

E tronditur dhe e kërcënuar me jetë, ajo nuk kishte treguar gjë për shkak të frikës. Por disa javë më vonë, kishte zbuluar se ishte shtatzënë. Një tentativë për abort kishte rezultuar e rrezikshme për jetën e saj. E vetmja rrugë që kishte parë në atë moment, ishte t’u rrëfente familjarëve të saj gjithçka që i kishte ndodhur.

Por në vend të mbështetjes, ishte përballur me mosbesim, ofendime dhe dhunë nga të afërmit e saj. Ata, në përpjekje për ta “shlyer turpin”, kishin vendosur që vajza të martohej me autorin e asaj që ajo e përshkruan si ngjarja që i shkatërroi jetën. Djemtë e familjes kishin organizuar martesën brenda pak ditësh, pavarësisht se ajo e kishte mohuar në vazhdimësi çdo marrëdhënie me vullnetin e saj të lirë me atë person.

Kështu, në moshën 17-vjeçare, e reja ishte martuar me personin që sipas saj e kishte traumatizuar gjithmonë.

Prej asaj dite, jeta e saj kishte qenë një vazhdim i makthit: dhunë psikologjike dhe fizike, varfëri ekstreme, abuzim i vazhdueshëm dhe dy fëmijë të lindur në kushte të vështira. Ajo rrëfen se shpesh kishte menduar të jepte fund jetës, por vetëm për hir të fëmijëve kishte vazhduar të mbijetonte.

Pas më shumë se një dekade vuajtjesh, e reja tashmë ka marrë një vendim të rëndësishëm: të divorcohet dhe të fillojë një jetë të re vetëm me fëmijët e saj. Por është e vetme, pa mbështetje dhe në gjendje të rënduar emocionale dhe ekonomike.

Qytetari që e ka njohur rastin nga afër, i ndjerë i pafuqishëm për të ndihmuar vetë, është drejtuar te JOQ me shpresën se historia e saj do të marrë vëmendjen e dikujt që mund t’i zgjatë dorën për ta ndihmuar.

“Ndoshta bëra gabim që ju kontaktova juve si media, por seriozisht nuk dija kujt t’i drejtohesha. Mbase më ndihmoni qoftë edhe me një mendim, si mund të veproj për t’i ardhur në ndihmë”, përfundon ai mesazhin e tij.

Rrëfimi i plotë:

Pershendetje JOQ! Do te doja te ndaja me ju nje histori qe me ka ndodhur. Para pak kohesh kam njohur nje vajz ne rrethana krejt rastesore dhe u vura ne kontakt me te. Pas disa ditesh bised intensive ajo vendos qe tme trregoj historin e jetes s saj e detyruar nga rrethanat sipas meje.

Praktikisht vajza ne fjal esht e martuar dhe nga kjo martes qe esht dhe tragjedia e vertet e jetes s saj per mendimin tim ka dy femij. Reth viteve 2011-2012 vajza shperngulet me familjen ne nje lagje tjeter per arsye privatsie nuk po jua them vendodhjen. Nje dit dimri duke u kthyer nga puna asaj i pret rrugen nje makin duke qen errsir dhe rruga pa drita vajza trembet dhe prej asaj makine del nje djal i zones dhe i thot ku po shkon eja te t shoqeroj un vajza e refuson dhe i thot qe jam afer shpis nuk esh nevoja ai kembengul dhe e kap nga krahu,vajza refuzon perseri dhe ai perdor dhunen per ta futur ne makin,ja perplas koken tek makina dhe vajza humb ndjenjat dhe kur permendet sheh se ishte ne nje vend t panjohur,gjysem e zhveshur dhe me nje dhimbje n fund t barkut.

E trembur dhe e coroditur e pyet se cfar kishte ber ai qesh dhe pa fol asnje fjal e hypen n makin dhe e dergon ne shtepi rruges e kercenon me jet dhe se do ti bej keq familjarve te saj nese ajo i trregon ndokuj apo e kallzon ne polici. Vajza ne gjendje shoku shkon ne shtepi dhe gjen vetem t atin n kuzhin t shqetsuar sepse ajo ishte vonuar 2-3 or ajo justifikohet se ishte tek shoqja e ngusht dhe nuk e kishte degjuar telefonin.Mbyllet n dhomen e saj dhe nuk del per 3 dit mes lotesh dhe dhimbjesh.

Vendos mos ti trregoj askujt me friken se ai do te bente dicka me t keqe “pranon” fatin e saj dhe vendos ta vuaj ne heshtje derisa nje dit ju moren mend dhe humbi ndjenjat dhe e shqetsuar vendos te informohet pse mund ti ndodhte dhe duke kerkuar informacione ne internet sheh se ishte nje nga simptomat e shtatzanis dhe keshtu vendos te bej nje test shtatzanie. Testi doli pozitiv ajo tanime po mdante n bark foshnjen e atij qe i shkaktoi dramen e jetes. E panikuar fillon te informohet per ta abortuar ben nje skaner dhe sheh se placenta nuk ishte e poziconuar n vendin e duhur dhe doktorri nuk ja sygjeron te abortoj sepse pervec faktit se do i mohonte ardhjen ne jet nje krijese krejtsisht te pafajshme do te vinte ne rrezik dhe vet jeten e saj.

E friksuar dhe ne panik drejtohet per ne shpi ku dhe vendos te trregoj cfar i kishte ndodhur. Ne mbremje kur te gjith ishin ne shtepi ajo del nga dhoma e saj dhe mes lotesh nis te trregoj cfar i kishte ndodhur por askush nuk e besoj e fyen e qelluan dhe i than qe donte t c’nderonte familjen. E zhgenjyer e turperuar e friksuar dhe e thyer brenda nuk mundi te nxirrte dot me fjal goja nuk i bindej dhe vetem qante. U trregoj se kush ishte djali dhe vllezrit e saj urdheruan martes brenda 10 ditve. E lajmeruan djalin dhe e ftuan ne shtepin e tyre per ta sqaruar kete mesele. Kur ai hyri tek dera vajza humbi ndjenjat dhe u be shum keq,ai hyri krye lart dhe me krenari trregoj qe mes tyre kishte nje lidhje dhe vajza kishte shkuar me deshir n hotel dhe se ai donte t martohej me vajzen. Vajza mes lotesh e mohonte por askush nuk e besoj dhe ran dakort qe kjo martes t behej sa m par dhe keshtu sipas tyre do vinin nderin e familjes ne vend moskokcares per fatin e vajzes me t vogel te shtepis. Dhe keshtu u martua me perbindshin qe i shkatrroj jeten ne moshen 17 vjecare.

Ajo ju dorzua fatit te saj dhe ju betua vetes qe gjithcka qe do bente do ta bente vetem per engjellin e vogel qe kishte brenda saj. Jeta saj vazhdoi mes vuajtjesh dhe varferis fmija erdhi n jet dhe po rritej n kushte te veshtira. Vitet kalonin mes veshtirsish deri kur ai mer nje ofert pune n nje qytez te veriut dhe ai vendos ta pranoj dhe transferohet bashk me vajzen dhe fmin e tyre. Ishte nje qytez pa sherbime pa kushtet minimale t jeteses pa spital dhe shkoll pasi banor t zones ishin shum t paket. Jetesa u veshtirsua dhe m shum nuk ishin te pakta netet kur u mungonte buka gojes. Zenkat ishin me t shpeshta po ashtu dhe netet kur ai vinte totalisht i dehur n shtepi,dhe ajo sken ku ai perfitonte prej saj perseritej si nje makth qe e perndiqte. Dhe keshtu i vjen n jet dhe djali i dyt t cilin vendos ta lindi n tiran dhe refuzon te kthehej atje ku ishte. Ajo shkon t jetoj me familjen e burrit dhe ai niset per kurbet.

Mbas disa kohesh ai mer dhe familjen dmth fmit dhe gruan por ai pinte cdo nat zenkat ishin shum me t shpeshta duke ja ber jeten te pa mundur kesaj femre q ai i shkatrroj jeten. Ka menduar dhe vetvrasjen gati cdo nat por jeton me shpres me shpresen se do rrisi femit dhe vazhdon t mbaj premtimin qe i ka dhen vetes te bej gjithcka per femit e saj. Po ajo po lodhet jan 10+ vite qe lufton e vetme nuk ka askend pran familja e saj i ka kthyer krahet me koh dhe zdin ku t kerkoj ndihm qe t largohet nga ai vend qe cdo centimeter i kujton vuajtje dhe sakrifica. Ka vendosur me veten e saj te divorcohet te filloj nje jet ndryshe pa askend vec fmive te saj. Por esht e dobet e shtypur dhe nuk ka forc ta bej ket hap te madh n jeten e saj.

Mbasi ma trregoj kete tragjedi un ndjeva nevojen ta ndihmoj por sdi se si sepse mundsi ekonomike nuk kam dhe mendova mos ndoshta ju mund ta ndihmoni qe t filloj dhe ajo nje jet te re me femit e saj dhe te gjej paqen qe i ka munguar prej vitesh. Ndoshta bera gabim qe ju kontaktova juve si media por seriozisht nuk dija kujt ti drejtohesha mbase m ndihmon dhe me nje mendim si mund t veproj per ti ndihmuar

Related Posts

E TRISHTË! Ndahet nga jeta ylli i telenovelave

Aktorja legjendare, Eileen Fulton, e njohur për rolin e saj ikonik në serialin “As the World Turns”, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare. Fulton u nda nga…

Pësoi arrest kardiak sapo hyri në det, ndërron jetë pushuesi në Velipojë

Një 81-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në plazhin e Velipojës. Sipas policia ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30. Paraprakisht dyshohet se i moshuari ka ndërruar…

Dhëndri thërret një vajzë tjetër në altar për t’i treguar asaj se ai e do! Nusja mbushet në lot. Ja çfarë ndodhi(Video)

Dita e dasmës është dita më e rëndësishme. Nuk është e lehtë të gjesh dikë për të ndarë pjesën tjetër të jetës tënde. Por kur e gjejmë…

Humbje e madhe! Një ikonë televizive largohet përgjithmonë/ Vdes aktorja legjendare

Aktorja legjendare Eileen Fulton, e njohur për rolin e saj ikonik në serialin “As the World Turns”, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare. Fulton u nda nga…

Fshatari mbolli domatet dhe nuk po i rriteshin, por kur pa se si i rriste komshiu domatet e veta atij i “iku truri”

Nja fshatar nga fshatrat e Lushnjes mbolli domate shpenzoi nje shume te mire parash dhe beri nje sere shume te mire. Dhe vendosi te mbjell domate me…

Pushuesi 23-vjeçar rrëshqet dhe bie nga lartësia në hotel, dërgohet me urgjencë në Spitalin e Traumës

Në ambientet e një hoteli në Shëngjin, dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht dhe ka rënë nga lartësia një 23-vjeçar, pushues në Shëngjin. 23-vjeçari është transportuar në Spitalin…