Skip to content

Thyhet rekordi Guiness në studio/ Profesori i matematikës heq 27 fanella ndërkohë që zhonglon me topin mbi kokë

Zhongleri shqiptar nga Kosova, Agim Agushi, ka thyer një rekord Guiness në studion e “Shqipëria Live”.

Duke zhongluar me topin mbi kokë, Agushi, me profesion mësues matematike, arriti të hiqte plot 27 fanella. Në vitin 2021, ai vendosi një tjetër rekord Guiness, duke hequr dhe veshur bluzën plot 164 herë, ndërkohë që zhonglonte me topin mbi kokë.

Agushi gjithashtu është i njohur për videot e tij virale, duke zhongluar me topin ndërkohë që ecën me makinë, ose duke dhënë magji me topin në vende të ndryshme të botës.

Published inTë fundit