Dorëheqjet e drejtorëve të bashkive, Rama: U detyrova të..

Kryeministri Edi Rama tha se dorëheqjet e drejtorëve në bashkitë e vendit ishin të domosdoshme.

I përmendi rastin e Vlorës, teksa tha se në pak ditë aksioni në territor, ka shumë ndryshime.

Dhe këto ndryshime, thotë Rama, nuk vijnë nga buxheti shtesë, por thjesht nga vëmendja e shtuar ndaj problematikave të qytetit.

Rama: Të mos i fusim të gjithë në një thes dhe të mos ngatërrojmë të njohim me të thatin. Dorëheqjet e drejtorëve nga strukturat e bashkive kryesore janë domosdoshmëri për t’i dhënë impuls tjetër bashkive, për të shkundur mekanizmat e topitur të disa bashkive, dhe për të adresuar problematika që nuk lidhen me buxhete të mëdha por me vëmendje të madhe dhe përkushtim të madh. Vlora është rasti tipik, çfarë ndryshimi po ndodh në një kohë të shkurtër, dhe nuk është ndryshim me buxhet shtesë por me vëmendje shtesë, dhe ku është hapur një proces për të ftuar djem dhe vajza të reja, që duan t’i shërbejnë Vlorës dhe të aplikojnë për të qenë drejtuesit e rinj të bashkisë Vlorë asnjëri nga ata që drejtuan për vite s’ka pse të qëndrojnë aty dhe ka të tjerë që mendojnë se duhet ta kenë këtë mundësi, kudo në të gjitha bashkitë e mëdha të vendit, ku ka burime njerëzore që janë të pashfrytëzuara. Të gjitha qeveritë në historinë e njerëzimit janë krijuar për të bërë punën dhe jo një vezë të kuqe, dhe qeveritë dallojnë te mënyra se si e bëjnë punën, edhe drejtuesit, edhe liderët. Jo sesa vezë të kuqe bëjnë. Kjo nuk është çështje mburrjeve,. Por diskutimi, sqarimi e reflektimi. E dyta, e përsëris. Unë u detyrova të ndërhyj duke parë disa gjëra që kishin nevojë për shtytje të fortë nga lart. A duhet të ishin bërë pa nevojën e kësaj ndërhyrjeje, një shoqëri demokratike e konsoliduar ku secili e di se ku e ka kufirin. Nuk fillon gjëra nga inspektori apo kontrollori por nga secili që di se ku ka kufirin. Më Pas inspektori dhe kontrollori janë aty për të kontrolluar dhe siguruar që ai kufi të ruhet në funksion të asaj shumice që atë kufi e respekton.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…