“Mami, po lëvizte vetë në errësirë”/ Kukulla Labubu t’merron vajzën 8-vjeçare, nëna apel për prindërit

Një nënë shqiptare ka rrëfyer për JOQ Albania një përvojë të pazakontë dhe thellësisht shqetësuese që lidhet me vajzën e saj 8-vjeçare dhe kukullën e famshme Labubu, një lodër që ka ngjallur alarme të shumta në rrjete sociale për ndikimet negative që mund të ketë tek fëmijët.

Nëna tregon se vajza e kishte parë këtë kukull virale tek shoqet dhe në TikTok, dhe i kishte kërkuar me ngulm që t’ia blinte. Pa e menduar gjatë, ajo ia plotësoi dëshirën. Por brenda tre ditësh, përvoja me këtë lodër është kthyer në një përjetim traumatik.

Në një video të dërguar në redaksi, dëgjohet vajza teksa qan me dënesë dhe tregon mes lotësh se kishte fikur dritën në dhomë për të parë se çfarë do të ndodhte me Labubun, bazuar në ato që kishte dëgjuar nga të tjerët. “Kur e pashë, po lëvizte vetë. Për Zotin, jo jastëku, por vetë Labubu lëvizte sa andej këndej,” thotë vajza, ndërsa zëri i saj i dridhur dhe lotët tregojnë qartë ankthin e fortë që ka përjetuar.

Nëna rrëfen më tej se vajza kishte dalë nga dhoma e tmerruar dhe ishte përplasur tek motra e madhe, me buzët dhe thonjtë e nxirë nga frika, duke u dridhur dhe duke qarë pa pushim. Ajo thotë se që prej atij momenti, vajza nuk fle më e qetë dhe ka frikë të qëndrojë vetëm.

“Unë s’mund të jem as e para e as e fundit që ka përjetuar diçka të tillë, por po e ndaj që sadopak të ndikoj tek prindërit e tjerë. Ju lutem, mos i blini këto budallallëqe fëmijëve tanë,” shkruan ajo.

Kukulla Labubu, e cila është bërë virale veçanërisht në TikTok dhe Instagram, ka nxitur shqetësime të shumta kohët e fundit. JOQ Albania ka raportuar edhe më parë raste të pazakonta të lidhura me këtë lodër, ndërsa shumë përdorues në rrjet kanë ngritur alarmin për ndikimin emocional negativ që mund të ketë tek fëmijët, duke e cilësuar si “kukull demonike”, “të frikshme”, apo “e papërshtatshme për fëmijët e vegjël”.

Ky rast vjen si një thirrje e fortë për kujdes nga prindërit: jo çdo trend apo lodër që duket popullore në internet është e sigurt për fëmijët tanë. Prindër, informohuni më parë, sepse pas një kukulle mund të fshihet një makth i vërtetë për një shpirt të brishtë 8-vjeçar.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…