E bujshme! Ervin Salianji po behet gati per partine e re? Kush jane ‘k*kat e PD’ qe do braktisin Sali Berishen

Gazetari dhe komentatori politik Reldar Dedja ka hedhur një tezë të fortë në studion e Euronews Albania, duke zbuluar prapaskena që lidhen me përpjekjet për krijimin e një force të re politike në spektrin e djathtë. Sipas Dedjes, një valë e re politike është në përgatitje, me në qendër figura të njohura si Ervin Salianji dhe një grup ish-deputetësh të pakënaqur me drejtimin aktual të Partisë Demokratike.

“Partia Demokratike duhet të mendojë përtej gardhit të vet. Me një pushtet agresiv si PS-ja, që kërkon njerëz me integritet, çdo emër që është sot në grupin parlamentar të PD-së është shumë i vogël për të krijuar një vatër të re lëvizjeje,” – u shpreh Dedja.

Ai shtoi se Ervin Salianji, një nga figurat më të zëshme të Partisë Demokratike dhe një kritik i qeverisë socialiste, ka nisur kontakte konkrete me ish-deputetë të kësaj force politike, të cilët janë të zhgënjyer nga drejtimi aktual i partisë nën Sali Berishën.

“Salianji ka kontaktuar me ish-deputetë të PD-së që janë të pakënaqur me drejtimin e Berishës. Ai po kërkon të krijojë një vatër. Ka pasur takime, diskutime dhe qasje konkrete për të formësuar një bërthamë që synon të sjellë një frymë të re në të djathtën shqiptare,” – theksoi Dedja.

Sipas tij, krijimi i një force të re të qendrës së djathtë nuk është më thjesht një ide, por një proces që ka nisur, me përpjekje për të mobilizuar burime njerëzore, intelektuale dhe qytetare që ndihen të papërfaqësuara nga të dyja krahët politikë aktualë.

Por në këtë zhvillim, Dedja ngre edhe një pikëpyetje interesante: A do të jetë kjo një nismë reale opozitare, apo një tjetër skemë e ndihmuar indirekt nga mazhoranca?

“Mund të ndihmojë në këtë mes dhe Rama, ashtu siç ka bërë edhe me shumë subjekte të tjera të djathta më parë,” – shtoi gazetari, duke nënkuptuar një mundësi të ndërhyrjes indirekte të kryeministrit për të dobësuar opozitën klasike dhe për ta fragmentarizuar më tej.

Dedja theksoi se vullneti për të bërë politikë nuk mjafton, nëse mungon kapaciteti për të ndërtuar një alternativë të qëndrueshme dhe për të fituar besimin e një publiku që gjithnjë e më shumë ndjehet i lodhur nga retorika e vjetër politike.

Këto zhvillime vijnë në një moment kur opozita shqiptare është në krizë të thellë përfaqësimi dhe besueshmërie, ndërsa kërkesat për ndryshim po artikulohen gjithnjë e më shumë jo vetëm nga qytetarët, por edhe nga vetë radhët e brendshme të së djathtës.

A do të jetë kjo lëvizje e re një fillim i vërtetë për riformatimin e së djathtës në Shqipëri, apo një tjetër tentativë e përkohshme që do të shuhet përballë realpolitikës brutale të tranzicionit shqiptar? Koha do ta tregojë, por zërat për ndryshim janë më të zhurmshëm se kurrë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

“DlGJET” vendi nga i nxehti, por ja kur vjen kthesa e motit dhe renia drastike e temperaturave

Kjo e martë shënon ditën e parë me temperaturë maksimale 40 gradë celsius në vendin tonë, sipas parashikimit të nga Tanja Porja. Sipas të dhënave, kulmi i…

Zi në botën e artit! Shuhet legjenda e muzikës rock

Ozzy Osbourne, një nga figurat më ikonike të muzikës rock dhe pionier i zhanrit heavy metal, ka ndërruar jetë sot, 22 korrik, në moshën 76-vjeçare. Lajmi është…

Rama me tjeter vendim te fortê: Guxoni te..

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me lirimin e hapësirave publike, duke paralajmëruar ndërhyrje ndaj pikave të gomisterive që ofrojnë shërbime në rrugë. Përmes një…

Grushte dhe sharje, dalin pamjet e rrahjes brutale te “Delijorgji”

JOQ Albania ka siguruar pamje ekskluzive nga sherri që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kompleksin “Delijorgji”, ku është dhunuar brutalisht pronari i restorantit “Tokyo”, Laert Kasaj….

Një mysafire speciale…” – Luizi surprizohet në studio nga? (Foto)

Luiz Ejlli është rikthyer në studio për të regjistruar këngën e tij më të re, dhe si gjithmonë, emocionet janë të mëdha për fansat që presin me…

Meri Gjini jep lajmin e madh: Javë vendimtare për vitin 2025, ja cfarë ju pret këto ditë

Një javë me aktivitete që ndihmohen nga vendosjet planetare. Nisim javën me Hënën te Binjakët, ku gjendet aty edhe Venusi. Ky bashkim, ndihmon shumë për të zgjidhur…