Skip to content

“DlGJET” vendi nga i nxehti, por ja kur vjen kthesa e motit dhe renia drastike e temperaturave

Kjo e martë shënon ditën e parë me temperaturë maksimale 40 gradë celsius në vendin tonë, sipas parashikimit të nga Tanja Porja.

Sipas të dhënave, kulmi i të nxehtit do të ndjehet në qarkun e Beratit, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të përjetojë temperatura vetëm 1-2 gradë më të ulëta. Edhe mëngjesi ka nisur me vlera më të larta se zakonisht, duke shënuar nga 13-14°C në zonat malore deri në 24°C.

Gjatë paradites, moti paraqitet i kthjellët në të gjithë Shqipërinë, ndërsa vranësira të lehta dhe kalimtare priten vetëm në zonat verilindore rreth mesditës .

Era do të fryjë me intensitet mesatar, kryesisht nga perëndimi, pa sjellë ndryshime të ndjeshme në ndjesinë e të nxehtit.

Deri diten e premte priten temperatura ekstreme. Te shtunen pritet freskimi i motit ndersa te dielen pritet renie drastike e temperaturave si dhe reshje shiu, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Published inTë fundit