Rrëzohet teksa zbriste me litar shkëmbin, humb jetën turistja holandeze në Vlorë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë, ku një turiste ka ndërruar jetë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në gjirin e Filikurit, ku turistja 23-vjeçare nga Holanda, u rrëzua nga një shkëmb teksa po zbriste shkëmbin me litar për në një plazh pranë Potamit.

Sipas informacioneve të siguruara e reja po mbahej nga shoku i saj, i cili në një moment nuk ka arritur ta mbajë dot. Më pas ajo ka rënë 30 metra në shkëmb. Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

E plagosur ka mbetur edhe një 18-vjeçare që ndodhej aty pranë, si pasojë e rrëshqitjes së disa gurëve në momentin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Në vendin e quajtur “Gjiri i Filikur”, dyshohet se gjatë zbritjes nga shkëmbi me litar, është rrëzuar aksidentalisht shtetasja holandeze M. B., 23 vjeçe, të cilës iu dha ndihma e parë mjekësore dhe u transportua me ndihmën e Policisë Kufitare, por për shkak të dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Gjithashtu, si pasojë e rrëshqitjes së disa gurëve në momentin e ngjarjes, është dëmtuar dhe po merr ndihmë mjekësore në spital, shtetasja franceze J. L., 18 vjeçe, e cila ndodhej në afërsi.

Related Posts

A e dini pse dritaret në avion janë të rrumbullakëta? Zbuloni arsyen pse

A e keni menduar ndonjëherë se pse dritaret e avionit janë të rrumbullakëta? Më sa duket, dritaret e avionëve nuk ishin gjithmonë të rrumbullakëta, ato dikur ishin…

Nga trafikantët në kishë, te ish-vr*asësit punëtorë: Klodiana Lala zbulon ‘fytyrat e shumëfishta’ të kr*imit

E ftuar në “The Dalina Show” në Andale Media, gazetarja e kronikës Klodiana Lala solli një intervistë tronditëse, por edhe thellësisht zbuluese për fytyrat e krimit në…

Katër shenjat më me fat të horoskopit për muajin gusht, njohje të reja dhe mundësi të mira

Muaji gusht 2025 nuk është vetëm koha e pushimeve, por për disa shenja të zodiakut, është edhe periudha më me fat e vitit. Sipas astrologëve, katër shenja…

Loredana e lidhur me Don Xhon? Reagon Jozi: Ka marrë rrugë jo të mirë

I ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Jozefin Marku. Ish-banori i edicionit të katërt të “Big Brother VIP” ka zbuluar ekskluzivisht…

E dini që ekziston një shtet ku nuk ka mushkonja? Dhe është i vetmi në botë…

Islanda është i vetmi shtet në botë ku nuk jeton asnjë mushkonjë! Dhe nuk është thjesht një fakt interesant: klima atje ndryshon aq shpejt mes ngricës dhe…

“Përgatituni për ndryshime të..”, shenjat e horoskopit që do të kenë më shumë fat me paratë në gjysmën e dytë të 2025

Astrologia Helena Hathor, thotë se disa shenja të horoskopit do të kenë fat me paratë në gjysmën e dytë të vitit 2025. Sipas astrologes janë katër shenja…