Automjeti doli nga rruga – çifti u transportua në spital, gjendja e gruas kritike.
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Peshkopi–Luzni, ku një automjet ka dalë nga rruga në rrethana ende të paqarta. Si pasojë e aksidentit, është plagosur një çift bashkëshortësh.
Gruaja, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore. Ndërkohë, bashkëshorti i saj po trajtohet në Spitalin Rajonal të Peshkopisë, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.