Skip to content

VIDEO/ Dalin pamjet nga rrëzimi i avionit në autostradë, momenti kur makinat kalojnë përmes flakëve në Itali

Një aeroplan privat me dy vende u rrëzua në autostradën A21 jashtë qytetit verior italian të Brescias duke vrarë dy personat në bord, një avokat nga Milano dhe partnerin e tij. Pas rrëzimit, avioni shpërtheu dhe u përfshi nga flakët në mes të autostradës. Shumë shoferë arritën t’i kalonin makinat e tyre pothuajse përmes flakëve.

Tre persona u plagosën dhe u dërguan në spital, dhe jeta e tyre nuk është në rrezik, mësohet. Hetuesit ende nuk kanë qenë në gjendje të përcaktojnë nëse ky incident tragjik ishte për shkak të të fikëtit të papritur të pilotit apo një defekti mekanik.

Published inTë fundit