“Ia mora jєtën se nuk më Iinte të vishesha siç doja” – Vajza në Fier m’byti me tel babain, nëna e ndihmoni të inskenojnë ngjarjen si aks*dentale

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në fshatin Frashër të Fierit, ku një vajzë 26-vjeçare ka mbytur me tel babain e saj, ndërsa më pas, së bashku me nënën, kanë tentuar të fshehin krimin duke e paraqitur si aksident.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Fierit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të datës 23 korrik 2025, pak para se të gdhijë dita e sotme.

Emanilda Rama, 26 vjeçe, ka telefonuar shërbimet e Policisë duke raportuar se i ati, Anesti Rama, 56 vjeç, kishte humbur jetën në mënyrë aksidentale në banesën e tyre.

Por hetimet e specialistëve të Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, ngritën dyshime të forta për rrethanat e dyshimta të vdekjes.

Policia nisi operacionin “Inskenimi”, i cili çoi në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arrestimin e autores.

Gjatë marrjes në pyetje dhe hetimeve të mëtejshme, Emanilda Rama pranoi se kishte vrarë babain e saj për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme në familje.

Ajo deklaroi se viktima e trajtonte me ashpërsi, nuk e lejonte të vishej në mënyrë moderne dhe i impononte një stil jetese konservator, gjë që i shkaktonte presion të vazhdueshëm psikologjik. Në momentin kritik të një debati të ashpër, e reja e ka mbytur me një tel.

Pas vrasjes, ajo ka bashkëpunuar me nënën e saj, V. Rama, 53 vjeçe, për të pastruar trupin e pajetë të Anesti Ramës dhe për të hequr gjurmët e krimit, në përpjekje për të inskenuar një skenar aksidental. Pas pastrimit të vendngjarjes, vajza ka njoftuar policinë duke inskenuar vdekjen si një aksident.

Nëna e saj është aktualisht e shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku po kryhen veprime të thelluara hetimore për të përcaktuar shkallën e përfshirjes dhe përgjegjësisë së saj në krim.

Policia konfirmon se materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa hetimet vazhdojnë për të dokumentuar me prova të gjitha rrethanat e këtij krimi në familje që ka tronditur opinionin publik. /noa.al

Related Posts

‘Gjyqtarët 4 me 4 deri në minutën e fundit’/ Lala: Vendimi për Ballukun s’do të thotë se Rama fitoi, ja çfarë vjen më..

Gazetarja Klodiana Lala tregoi detaje nga seanca e sotme në Mbledhjen e Gjyqtarëve, për shqyrtimin e ankesës së kryeministrit ndaj vendimit të GJKKO për pezullimin nga detyra…

Lajm i zi/ Kush është nënkryetarja e Dhomës së Biznesit që humbi jetën në aksidentin tragjik

Dy gra humbën jetën tragjikisht në një aksident të rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova” në Kosove. Ngjarja ndodhi pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni,…

150 mijë lekë shtesë/ Miratohet VENDIMI! Rriten pagat e punonjësve, ja kush përfiton…

Qeveria ka miratuar strukturën dhe nivelet e reja të pagave për nëpunësit dhe punonjësit e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare. Vendimi përfshin pagën bazë, shtesën për vjetërsi dhe…

Kushtetuesja ktheu ne detyre Ballukun, vjen levizja urgjente e qeverise me urdher te Rames

Gjykata Kushtetuese pezulloi dje vendimet e GJKKO që kishte pezulluar nga detyra zv.kryeministren Belinda Balluku nga detyra, rrjedhimisht duke e rikthyer në detyrën e saj. Vendimi hyn…

Goditje e fortë! Arrestohet ish-Ministri ne kerkim, ne Shqiperi e pret denimi i rende!

Policia Federale arrestoi të enjten (11 dhjetor) Manuel Augusto Blacker Miller, 80 vjeç, ish-Ministër i Punëve të Jashtme të Perusë në qeverinë e Alberto Fujimorit gjatë viteve…

I fundit, vjen lajmi i keq nga Greqia

Protestat e fermerëve greke vijojnë edhe këtë të shtunë. Për shkak të protestave mësohet se aksi Kakavijë-Janinë përkatësisht në kryqëzimin e fshatit Kallpaq do të jetë i…