Noteres së krimit, Sanja Telhallarit i vjedhin vilën; 500 mijë euro cash, çanta dhe bizhuteri luksoze. Pse hesht SPAK-u?

Sanja Telhallari, e njohur për pasuri luksoze dhe falsifikime noteriale, përballet me hetime për pastrim parash dhe skandale familjare…

Noterja Sanja Telhallari, e njohur në qarqet mediatike dhe hetimore si “noterja e krimit dhe pastrimit të parave”, nuk po i ndahet telasheve. Pas tentativës për t’i vjedhur automjetin tip G-Class me vlerë 200 mijë euro dhe pas konflikteve të hapura të babait dhe vëllait të saj, Arjan dhe Lorenco Telhallari, me Lendi Palajn, një emër i njohur i rrjetit të llotove, Sanja Telhallari është përballur me një tjetër goditje: grabitjen e vilës së saj luksoze në “Rolling Hills”, me vlerë mbi 1.5 milionë euro.

Vila e vjedhur, e regjistruar në emra të personave të afërt për të fshehur pronësinë e vërtetë, është pjesë e dyshimeve për një skemë pastrimi parash.

Sipas burimeve të afërta me hetimin, autorët e vjedhjes duket se kishin informacion të detajuar për atë që ndodhej brenda: janë marrë mbi 500 mijë euro cash, ora luksoze të markave Rolex dhe Breitling, çanta të shtrenjta, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë qindra mijëra euro.

Të gjitha këto dyshohet se janë blerë me para të gjeneruara nga aktiviteti i paligjshëm i familjes Telhallari, përfshirë paratë me fajde, lojërat e fatit dhe transaksionet e dyshimta.

Pavarësisht indicieve të shumta për pasuri të pajustifikuar, noterja Sanja Telhallari vazhdon të operojë pa pengesa. Në Prokurorinë e Tiranës, çdo hetim ndaj saj është arkivuar në mënyrë të dyshimtë. Kjo është arsyeja pse kërkohet ndërhyrja e SPAK dhe Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, për të verifikuar:

· Sa kontrata noteriale ka firmosur Sanja Telhallari për persona që ndodheshin në burg apo në Dubai në momentin e nënshkrimit?

· Sa pasuri janë legalizuar me dokumente noteriale të falsifikuara?

· Cilat janë pasojat ekonomike dhe ligjore nga këto dokumente?

Gjithashtu, kërkohet të hetohet burimi i fondeve për pasuritë luksoze, makinat mbi 1 milion euro, udhëtimet jashtë vendit dhe pasuritë e tjera të fshehura në emrat e të ashtuquajturve “biznesmenë të besuar”, përfshirë një person të identifikuar si Sh. K.

Skandali është thelluar edhe më tej pas incidentit të ndodhur disa javë më parë, kur babai i noteres, 67-vjeçari Arjan Telhallari, u shfaq në rrugët e Tiranës me armë automatike, duke kanosur Lendi Palajn, pas një konflikti për kontrollin e llotove. Pavarësisht se u arrestua dhe akuzohet për “Kanosje me armë” dhe “Mbajtje pa leje të armës dhe municionit”, Telhallari u lirua pas 24 orësh nga prokurori D. P. dhe gjyqtari Sokol Shehu, me justifikimin se është “i moshuar”.

Lirimi i tij ka ngjallur reagim të gjerë publik, duke u konsideruar si shembull flagrant i ndikimit të noteres Sanja Telhallari në sistemin e drejtësisë. Pasi në këtë rast, një person i armatosur, që lëviz lirisht në rrugë dhe kërcënon me armë, lirohet brenda dy ditësh pa pasoja. Ky precedent rrezikon të legjitimojë shkelje të rënda të ligjit, duke vendosur një standard të rrezikshëm për shoqërinë dhe sistemin e drejtësisë.

Pamfleti do të vijojë ta ndjekë këtë çështje, deri në zbardhjen e plotë të dosjes dhe përgjegjësisë penale të të gjithë të implikuarve./Pamfleti

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…