Nuk ka shprese per Veliajn? Klodiana Lala tr*ndit: Ja me cfare do perballet Ajola dhe Erioni

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë publike detaje të reja lidhur me dosjen e përgatitur nga SPAK ndaj kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. E ftuar në emisionin “Log” në News24, Lala theksoi se për herë të parë në një dosje që përfshin një politikan të nivelit të lartë, një bashkëpunëtore e drejtësisë është kthyer në element kyç për ndërtimin e akuzave.

Sipas saj, bëhet fjalë për Adela Kondakçiun, e cila është përshkruar si një nga bashkëpunëtoret më të afërta të Ajola Xoxes, bashkëshortja e Veliajt. Kondakçiu ka mbajtur rolin e “trurit financiar” në disa kompani të lidhura me Xoxen dhe është konsideruar si person që ka njohuri të thella për rrjedhën financiare të aktiviteteve në hetim.

“Për herë të parë kemi një dosje me një bashkëpunëtore të drejtësisë, që është kyçe në ndërtimin e akuzës. SPAK ka në dorë fatura, kontrata, 97 dëshmi të tjera, blerje online dhe zbërthime të telefonave të sekuestruar. Tashmë gjithçka është blinduar me dëshminë e saj”, tha Lala.

Gazetarja theksoi se statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë nuk jepet pa prova të rëndësishme dhe se dëshmia e Kondakçiut është vendimtare, jo vetëm për këtë çështje, por mund të ndikojë edhe në hetime të tjera që janë në duart e SPAK.

Në dosje përfshihen mbi 30 persona, shoqëri financiare, organizata joqeveritare dhe emra politikë, përfshirë ish-deputeten Klotilda Bushka. “Erion Veliaj do të duhet të përballet me një të penduar të drejtësisë në sallën e gjyqit”, përfundoi Lala, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

I fundit! Rama paralajmëron: “Keni kohë deri në 31 korrik”. Për çfarë bëhet fjalë?

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot nisjen e një aksioni, që ai e cilëson si “përpjekja për çlirimin e buzërrugëve kombëtare nga objektet e bizneseve anë rrugës.”…

Vendi nën pushtetin e flakëve, Rama “reklamon” heqjen e shezloneve nga Kepi i Rodonit: Kushte dinjitoze për të gjithë

Kryeministri Edi Rama nuk ka adresuar asnjë mesazh lidhur me situatën e rëndë nga zjarret në të gjithë territorin e vendit. Disa zjarrfikës janë lënduar gjatë luftës…

Parashqevi Simaku ndan foton e rrallë me djalin e saj dhe prek me dedikimin: Ah, biri im…

Këngëtarja shqiptare Parashqevi Simaku ka ndarë një kujtim të rrallë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Ajo ka postuar një foto të sajën me djalin e…

Ajo mbeti shtatzënë, por babai nuk e lejoi martesën – 56 vite më vonë ndodh e pabesueshmja!

Në vitet ’60, një vajzë shqiptare, vetëm 18 vjeç në atë kohë, u dashurua me një djalë nga një fshat fqinj. Lidhja e tyre ishte e sinqertë…

I hapi derën gjatë luftës së Kosovës, gruaja nga Tirana takohet pas 26 vitesh me vajzën nga Peja!

Gjatë vitit 1999, kur lufta në Kosovë po merrte përmasa tragjike, mijëra familje shqiptare hapën dyert për të pritur refugjatë nga Kosova. Një prej tyre ishte znj….

Gruaja shkon të shesë unazën për të mbyllur muajin – por veprimi i shitësit i mahnit të gjithë!

Në një qytet të vogël, një grua e moshuar hyri me hapa të ngadaltë në një dyqan argjendarie, duke mbajtur në dorë një unazë të vjetër floriri….