“Boll tani se plasa…”/ Klajdi Musabelliu flet për Elvana Gjatën: Më ka marrë shumë herë në telefon…

“Më ka marrë shumë herë në telefon, por nuk kam patur kohë se kam qenë shumë shumë i zënë me këto bashkëpunimet që kam patur”. Kështu u shpreh me humor Klajdi Musabelliu kur u pyet për bashkëpunimin e ëndrrave me Elvana Gjatën.

Gjatë një interviste për “Pushime On Top” me Eni Shehun, këngëtari i njohur u shpreh se e nisi këtë gjënë si shaka në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, falë Loredana Bratit, e cila ka ngjashmëri me këngëtaren e dashur për publikun.

Më pas ish-banori i drejtohet koleges:

“Elvana po hajde ta bëjmë atë bashkëpunim se na çmende. Po boll tani se plasa”.

Pjesë nga intervista:

Bashkëpunimi i ëndrrave tua, Elvana Gjata, pas kësaj deklarate…

Më ka marrë shumë herë në telefon, por nuk kam patur kohë se kam qenë shumë shumë i zënë me këto bashkëpunimet që kam patur. Po Elvana, do të flasim kur të kthehem në Tiranë. Me kismet se vazhdoj të jem i zënë. Aktualisht jam me pushime me “Pushime On Top” dhe nuk kam kohë.

Ok, Elvana është një dashuri më vete. Së bashku me Elvanën në vitin 2003 kemi performuar për herë të parë publikisht në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Sigurisht që çdokujt do ti pëlqente një bashkëpunim me Elvanën. Unë po të isha Elvana do kisha pranuar se jam djalë i mirë, këngëtar i mirë.

Keni folur?

Jo, nuk e kam kontaktuar direkt. E nisa si shaka këtë gjë edhe në “Big Brother” falë Loredanës, nga ngjashmëria. E ajo ma rindezi dhe riktheu atë Elvanën, atë dashurinë artistike që kam për të. O Elvana po hajde ta bëjmë atë bashkëpunim se na çmende. Po boll tani se plasa.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…