“Iku investimi 170 mijë €”/ Simbol i qëndresës në Theth, 47-vjeçari tregon jetën e vështirë: 1 vjeç humba gjymtyrët, isha lidhur pas djepit dhe…

Historia që po trajtohet ditën e sotme në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 me autore Evis Ahmetin, ka të bëjë me një 47-vjeçar që vuan nga probleme shëndetësore.

Për shkak të një incidenti fatal në moshën 1 vjeçare, 47-vjeçari jeton në karrocë. Historia e Bekimit i ka rrënjët që në fëmijërinë e tij, një familje e madhe me shumë pjesëtarë, me gjashtë fëmijë, 4 vëllezër, 2 motra dhe dy prindërit.

Bekimi rrëfen se nuk ka qenë e thjeshtë jeta për të pasi që në moshën 1-vjeçare për shkak të një incidenti ka pësuar djegie në trup të cilat i kanë privuar jetesën normale dhe kushtet fizike. Sot Bekimi jeton me familjen e njërit prej vëllezërve dhe nënën, por mes lotëve dhe dhimbjes së madhe, pasi ai ishte njëri prej atyre pronarëve që iu prishën shtëpizat e ndërtuara në Theth.

Ai ishte një ndër kundërshtarët dhe protestuesit guximtarë që i doli mjeteve të rënda përpara për të mos lejuar që shtëpizat që ai i ka ndërtuar me kredi, siç edhe shprehet, të mos i prishen.

“Isha një vjeç kur u dogja, një dorë dhe dy këmbët nuk i kam. 15 vite kam ecur duke u zvarritur në tokë në shi dhe dëborë pasi nuk kishte as karroca të posaçme. Sipas rrëfimit të prindërve, në atë kohë ka m qenë i lidhur në djep dhe më kanë vënë një furnelë pranë këmbëve të ngrohem. Prindërit kanë qenë në punë por unë kam luajtur dhe kam marrë flakë. Gjithçka ka ndodhur në një kasolle. Fëmijëria ime ka qenë shumë e vështirë. Në atë kohë ishim në Shkodër. Kam vazhduar shkollën fillore dhe më pas atë tetëvjeçare duke më mbajtur në shpinë prindërit.

Në Theth kisha 5 shtëpi prej druri, dhe një ku jetoja së bashku me tim vëlla dhe bashkëshorten e tij. Kisha vetëm një muaj që kisha nisur shfrytëzimin e tyre. Asnjë pikë beton nuk është derdhur për ndërtimin e tyre.
Deri në shtator kisha prenotime nga turistët, çdo datë ishte e zënë, ku 90 përqind ishin turistë të huaj.
Për ndërtimin e tyre kisha marrë borxh, pak investime, kredi. Investimi kishte kaluar mbi 170 mijë euro”, tha ai live në emision.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…