Skip to content

Përfshihet nga flakët makina e tipit “Maserati”, shoferi largohet në sekondat e fundit

Sarandë, 25 Korrik 2025 – Një automjet tip “Maserati” u përfshi nga flakët pasditen e sotme në aksin rrugor Sarandë-Gjirokastër. Shoferi arriti të largohet në kohë nga makina pa pësuar lëndime.

Sipas raportimeve, zjarri ka nisur fillimisht në pjesën e përparme të automjetit. Në vendngjarje mbërritën shpejt zjarrfikësit, të cilët bënë të mundur fikjen e flakëve dhe parandaluan përhapjen e tyre.

Në këtë moment, nuk dihen shkaqet që çuan në ndezjen e zjarrit në mjet. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e faktorëve që shkaktuan incidentin.

Published inTë fundit