Goditja e radhës për çiftin Veliaj–Xoxha/ Zbulohet bashkëpunëtori i tretë, ja çfarë rrëfeu

Pas njoftimit nga SPAK se i ishin komunikuar akuzat kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe personave të tjerë të përfshirë në dosjen e tij hetimore, kanë filluar të zbulohen aktet, pasi këto të fundit janë nga avokatët mbrojtës në SPAK.

Në fakt, deri më tani, mediat kanë raportuar për dy persona për të cilët kanë ndryshuar dëshminë dhe kanë bashkëpunuar me drejtësinë.

E para është Adela Kondakçiu, ish-financiere dhe një nga njerëzit më të afërt të Ajola Xoxës dhe e para grua që bëhet e penduar e SPAK.
I dyti është Gentian Sula i NOA-s, i cili në fakt, fillimisht u raportua se ishte njeriu që kishte dalë garant për 115 mijë eurot, por siç u raportua sot nga mediat, edhe nga CNA, ai më pas ka ndryshuar dëshminë e tij dhe ka deklaruar se gjithçka e ka përgatitur Ajola Xoxa.

Kush është personi i tretë
Është një përson i tretë në akte, që ka dhënë dëshmi kundër Ajola Xoxës dhe ka ndihmuar SPAK-un në gjetjen e provave. Mjafton të lexohen aktet dhe lehtësisht shihet se Marisa Nito (Abule), gruaja e të shumëpërfolurit Elman Abule, miku i Erion Veliajt që ka udhëtuar larg me të, deri në Japoni, ka dhënë detaje jo të parëndësishme për SPAK-un.
Akuzat ndaj Abules
Elman Abule është një personazh jo pak i njohur për drejtësinë. Elman Abule është biznesmeni me shtetësi belge, të cilit iu sekuestruan 50 milionë euro.
Sipas prokurorisë, nga hetimi i kryer, u siguruan prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasit Elman Abule në bashkëpunim me shtetasin K. B., E. B. etj., kanë konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe në këtë skemë dyshohet se janë përfshirë edhe bashkëshortet e tyre.
Abule rezultoi i dënuar në Belgjikë, ku ka kryer edhe dënimin në kuadër të grupeve kriminale. Gjithashtu nga provat e administruara deri në këtë fazë të hetimit, ekziston dyshimi i arsyeshëm se ky shtetas ka konsumuar edhe veprën penale të “Kontrabandës me mallra të licencuara”, parashikuar nga neni 173 i Kodit Penal.

Në kuadër të veprimtarisë së tij të paligjshme, shtetasi Elman Abule ka themeluar një sërë shoqërish tregtare, me qëllimin të maskojë kryerjen e aktiviteteve të paligjshme nga ana e tij, me veprimtari të konsideruara si të ligjshme. Ky shtetas, nëpërmjet krijimit të një sërë kompanive, disa prej tyre nën administrimin edhe të shtetasve K. B. apo V. A., kanë krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të produkteve të veprës penale.

Related Posts

Rama me tjeter vendim te papritur, preket cdo shqiptar

Qeveria ka rikthyer sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet, përmes një projektligji të ri të hedhur në konsultim publik nga Ministria e Financave. Ndryshe nga versioni…

Pronari maskohet si i pastrehë dhe hyn fshehurazi në restorantin e tij… ajo që ndodh më pas i shokon të gjithë!

Askush nuk e njihte. Me rroba të vjetra, flokë të shpupuritur dhe fytyrë të lodhur, një burrë hyri ngadalë në një restorant luksoz, duke kërkuar thjesht një…

Babai nuk e dinte që kishte një kamerë në dhomë. Gruaja shpërtheu në lot kur pa se çfarë po bënte ai…

Kur gruaja vendosi një kamerë të fshehtë në dhomën e gjumit, nuk kishte qëllim të kapte ndonjë sekret të madh. Ajo thjesht donte të shihte se si…

Alpinisti bllokohet për 43 ditë në mal i vetëm pasi injoron paralajmërimin, ja çfarë ndodhi!

Një alpinist 35-vjeçar përjetoi një tmerr të vërtetë kur u bllokua për 43 ditë në një nga malet më të rrezikshme të rajonit, pas një vendimi të…

Autobusi me 60 pasagjerë bie në humnerë, 15 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën 15 persona u vranë dhe 30 të tjerë u plagosën të premten kur një autobus u zhyt në një përrua në rajonin qendror të Andeve…

“Mos vish shumë të shkurta thotë” – Kiara tregon “kritikat” e Luizit: Nëse më thotë ndërro veshjen…

Kiara Tito ka zbuluar disa detaje nga jeta e saj personale në “Pushime on Top”. Ajo ka folur për stilin e veshjes, teksa u shpreh se partneri…