Bashkëshortja e zhdυkur prej disa ditësh, policia arreston burrin e akυzuar për dh’υnë sistematike në familje

Tropojë, 26 korrik 2025 – Një rast i rëndë i dhunës në familje është zbardhur nga shërbimet e Policisë në Tropojë, pas hetimeve të thelluara të nisura me denoncimin e familjarëve të një 48-vjeçareje të zhdukur.

Shtetasi I. Sh., 58 vjeç, banues në fshatin Bujan, është vënë në pranga, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë sistematike ndaj bashkëshortes së tij, N. Sh., e cila është larguar nga banesa më datë 22 korrik 2025 dhe deri më tani nuk është kontaktuar nga familjarët apo autoritetet.

Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, Policia gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri automatike. Armët janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminim balistik, për të përcaktuar nëse janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.

Sipas burimeve zyrtare, hetimet e deritanishme tregojnë se 48-vjeçarja mund të jetë larguar për shkak të dhunës së vazhdueshme që ka përjetuar. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës ka marrë në dorë çështjen dhe po drejton hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Shërbimet e Policisë dhe njësitë e specializuara vijojnë intensivisht kërkimet për gjetjen e shtetases N. Sh., me dyshimet se mund të jemi përballë një ngjarjeje me pasoja të rënda kriminale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…