Shqipëri- Zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në Parkun Kombëtar të Prespës në zonën e Pustecit.
Vatra ka marrë përmasa të mëdha gjatë minutave të fundit duke u përhapur në pyll.
Zjarrfikësit e bashkisë Pustec, forca të tjera nga shërbimet publike, ADZM dhe policia kufitare ndodhen në terren, situata paraqitet shumë e vështirë për shkak të përhapjes së madhe të vatrës.
Janë më tepër se 50 forca në terren që po bëjnë të mundur ndërhyrjen për izolimin fillimisht të flakëve, por situata mbetet kritike.
Mbi 20 vatra zjarri janë shfaqur pasditen e sotme edhe në Bulqizë dhe në Klos të Matit ku siç shihet dhe nga pamjet zjarret e ndihmuar nga era e fortë dhe temperaturat e larta po djegin me qindra hektar pyje me pisha dhe kullota, por jo vetëm.