Mrekulli! Lindi në javën e 21 të shtatzanisë, hyn në Guinness si “bebi më i parakohshëm në botë” që ka mbijetuar

Një foshnjë nga Iowa, SHBA, i quajtur Nash Keen, ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness si bebi më i parakohshëm që ka mbijetuar ndonjëherë, pasi erdhi në jetë vetëm 21 javë pas fillimit të shtatzënisë, plot 133 ditë përpara afatit.

Nash, që peshonte vetëm 283 gram kur lindi më 5 korrik 2024, festoi së fundmi ditëlindjen e tij të parë, duke u bërë simbol i forcës dhe i shpresës.

Për shkak të gjendjes së tij të brishtë, ai kaloi 6 muaj në repartin e terapisë intensive për të sapolindurit në spitalin “University of Iowa Stead Family Children’s Hospital”. Prindërit e tij, Mollie dhe Randall, thanë se pavarësisht sfidave, Nash është sot një djalë i lumtur dhe plot jetë.

“Mund të mendosh se do të ishte i brishtë pas gjithçkaje që ka kaluar, por jo. Është shumë kurioz dhe gjithmonë me buzëqeshje në fytyrë,” u shpreh nëna e tij për Associated Press.

“Lindja ndodhi pas një kontrolli rutinë në javën e 20-të të shtatzënisë, kur mjekët zbuluan se mitra e Mollie kishte filluar të hapej vetvetiu. Pak ditë më vonë, ajo hyri në lindje dhe solli në jetë Nash-in në ditën e 147-të të shtatzënisë, duke thyer rekordin botëror për lindjen më të parakohshme me një ditë diferencë.”

Pavarësisht se ende ka nevojë për oksigjen dhe për një tub ushqimi, Nash po forcohet dita-ditës dhe ka nisur të qëndrojë në këmbë.

“Ka shumë forcë në këmbët e tij. Është duke mësuar të qëndrojë në këmbë, që është fantastike,” tha nëna e tij.

Mjekja që asistoi në lindje, dr. Malinda Schaefer, tregoi se prindërit ishin njoftuar paraprakisht për komplikacionet e mundshme, por ekipi mjekësor mbeti gjithmonë i qetë dhe profesionist gjatë gjithë kohës.

Kjo histori vjen si një rreze drite për familjen, e cila më parë kishte përjetuar një shtatzani të dështuar. Sot, Nash është simboli i një mrekullie të vërtetë mjekësore.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…