E fortë! SPAK g*det dhëndrin e Majlinda Bregut, kush eshte milioneri, qe shpenzoi miliarda per Kejden

SPAK goditi mbrëmë një organizatë kriminale me 16 anëtarë, e cila trafikonte tonelata kokainë nga Amerika Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe. Me kërkesë të SPAK u arrestua në Palasë Ermir Ndreaj, i njohur si pronar i disa kompanive, kryesisht të rrjetit të clubeve “Cinco Cavalli”, i restorantit Savoy në Kompleksin Deliorgji dhe i qendrës estetike Clinique Cinq po në Kompleksin Deliorgji, në emrin e bashkëshortes Elira Ndeaj (Barbullushi).

Të arrestuar nga aksioni i SPAK janë dhe dy vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosmani. Ky i fundit është i njohur për lidhjen e tij të dashurisë me Kejda Ajazin, vajza e ish-deputetes dhe ish ministres së PD-së, Majlinda Bregu. Kejda Ajazi është përfolur dhe më parë në media për jetën luksoze nha Dubai deri në Monaco

Në gusht të vitit 2024, vajza e ish-ministres dhe ish-deputetes demokrate Majlinda Bregu u shfaq duke ekspozuar jetën luksoze në Monaco, me sa duket me paratë e kokainës. Ajo postoi një video të postuar në rrjetet sociale, duke u shfaqur krah partnerit të saj, me një çantë ‘Hermes Birkin’ në dorë, me një makinë luksoze me vlerë 500 mijë euro

Në video, Kejda shfaqet e shoqëruar nga i fejuari i saj, i arrestuar nga SPAK, ndërsa shoqëruesit e hotelit nxitojnë t’i hapin derën e makinës luksoze. Nga ana e saj, Kejda nuk del nga makina luksoze pa i hapur derën.

Asokohe shumë komentues ngrinin natyrshëm pyetjen se nga buronte gjithë ky luks dhe arrogancë e vajzës së Bregut. Ndërkaq, nuk dihet nëse vajza e zonjës Bregu vetëm ka shijuar luksin me paratë e trafikut të kokainës apo ka marrë pjesë edhe në pastrimin e parave si partneret e trafikantëve të tjerë.

Ermir Ndreaj është një nga personat e vënë në pranga në kuadër të aksionit të nisur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), një aksion që nisi një natë më parë.

Deri më tani janë vënë në pranga katër persona, mes tyre dhe dy vëllezërit Artur dhe Ervin Hoxhosmani si dhe Ermir Ndreaj.

Një tjetër person raportohet se është vënë në pranga në Elbasan, por emri i tij nuk është zbardhur ende.

Por, ndryshe nga dy vëllezërit, Ermir Ndreaj nuk është një emër i padëgjuar, si për median shqiptare, ashtu edhe për atë ndërkombëtare.

Ndreaj jeton në Tiranë, pasi deri një natë më parë, për autoritetet shqiptare ai rezulton një biznesmen mjaft i fuqishëm pasi ka ngritur aktivitete si klub nate, restorant luksoz si dhe një klinikë estetike mjaft me emër.

Ndreaj njihet nga rrethi i tij i bashkëpunëtorëve si “Cinco”, pseudonim që e ka përdorur për t’i vënë dhe emrin një prej bizneseve të tij, “Cinco Cavalli”, në Durrës, të cilin tashmë nuk e zotëron më.

Një tjetër biznes që ai ka ngritur është edhe “Savoy Garden”, një nga restorantet më elegante në Tiranë, që frekuentohet nga persona publikë dhe kryesisht elitarë të vendit.

Ky restorant ndodhet në kompleksin “Delijorgji”, aty ku një natë më parë zbarkuan agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Në të njëjtën zonë, ndodhet edhe biznesi tjetër Clinique Cinq që bashkë me reatorantin menaxhohet dhe administrohet nga partnerja e Ndreajt

Related Posts

Horoskopi javor i Paolo Fox: 29 dhjetor – 4 janar 2026. Të gjitha shenjat

Zbulo çfarë rezervojnë yjet për javën që shënon kalimin nga viti i vjetër në të ri. Parashikimet për dashurinë, punën dhe mirëqenien për secilën shenjë. Dashi Dashuria…

Babai i Malit në gjendje të rënduar, përfundon në spital pas reagimeve në rrjet

Babai i banorit të Big Brother VIP 5, Malit, Faik Retkoceri, nuk ka mundur të jetë i pranishëm në intervistën e planifikuar për emisionin “Ftesë në 5”,…

Humbi TRAGJIKISHT të vëllain, Gjesti reagon për herë të parë: Ja kur do i kthehem muzikës!

Këngëtari Gjesti është bërë i “gjallë” në rrjete sociale. Ai ka reaguar për herë të parë pas ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike të vëllait të tij,…

Panik në ajër/ Shumë pasagjerë të dëmtuar pas turbulencave të forta, avioni rikthehet në destinacion

Pasagjerët e një fluturimi të “Ryanair” për në Tenerife të Spanjës, u lënduan kur aeroplani hasi turbulenca të forta menjëherë pas ngritjes, duke e detyruar atë të…

Një stuhi e fortë dimërore godet disa pjesë të SHBA-së, qindra aksidente trafiku dhe vonesa fluturimesh

Një stuhi e fuqishme dimërore përfshiu sot disa pjesë të Shteteve të Bashkuara, duke sjellë reshje bore dhe ndërprerje të energjisë elektrike në Midwest, ndërsa zona të…

At entati në Rinas: Autorët pasi dogjën mjetin “Toyota” dyshohet se u larguan me ambulancë

Hetimet për atentatin e 11 nëntorit në Rinas, ku mbetën të vrarë Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri, janë përqendruar te analiza e qindra kamerave të sigurisë, me…