Kamarieri i një hoteli të njohur është su’Imuar fizikisht dhe verbaIisht nga një ish-efektiv policie

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën turistike të Skelës në Vlorë, ku një kamarier i një hoteli të njohur është sulmuar fizikisht dhe verbalisht nga një ish-efektiv policie dhe një person me të kaluar kriminale, gjatë orarit të punës dhe në prani të klientëve të shumtë.

Sipas burimeve për JOQ ALBANIA, Ardian Isufi, ish-shef i qarkullimit rrugor në Vlorë, së bashku me Leart Bimon, person me precedent penal të njohur, kanë ushtruar dhunë ndaj kamarierit të ri, për shkak të një shisheje uji të sjellë më tepër në tavolinë.

Sipas dëshmitarëve okularë, Isufi ka filluar përplasjen me kërcënime verbale dhe kontakt fizik ndaj kamarierit, ndërsa më pas Bimo ka kaluar në goditje të përsëritura fizike, duke i shkaktuar të riut lëndime serioze dhe gjendje të rënduar emocionale.
Ngjarja ka ndodhur para syve të dhjetëra klientëve, vendas dhe të huaj, të cilët, të tmerruar nga skena, janë larguar menjëherë nga lokali.

Dëshmitarët raportojnë se viktima është ndihmuar nga kolegët dhe klientët për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës, ndërsa autorët janë larguar nga vendngjarja pa asnjë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet.

Kjo ngjarje ngre alarmin për përshkallëzimin e dhunës në hapësira publike dhe për lidhjet shqetësuese mes strukturave të sigurisë dhe individëve me të kaluar kriminale.

Burime jozyrtare dyshojnë se incidenti mund të ketë qenë i organizuar me qëllim intimidimi apo sabotimi ndaj biznesit, duke vënë në rrezik sigurinë publike dhe reputacionin turistik të qytetit.

https://www.facebook.com/share/r/1GKywukbGi/

https://www.facebook.com/reel/1072176371241874

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…