Mashtroi një 20-vjeçare ruse duke i premtuar se do e punësonte kamariere, por më pas e shfrytëzoi për pr*stitucion, arres’tohet 46-vjeçari në Durrrës

Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses një tjetër operacion të koduar “Gjuetari”, i ndjekur me metoda speciale hetimore, që çoi në arrestimin e një 46-vjeçari i cili kishte tra fikuar dhe shfrytëzuar për pro stitucion një vajzë të re me shtetësi ruse.

Në kuadër të këtij operacioni, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Klodian Domi, 46 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës.

Sipas hetimeve, Domi kishte mashtruar një 20-vjeçare ruse duke i premtuar punësim si kameriere, por më pas e kishte futur ilegalisht në Shqipëri nga Podgorica, në tetor të vitit 2023. Pasi e kishte izoluar, ai e kishte dhunuar dhe kërcënuar, duke e shfrytëzuar për prostitucion për një periudhë prej afro dy vitesh.

Vajza është detyruar të ofrojë shërbime seksuale në hotele të ndryshme, kundrejt pagesave që varionin nga 250 deri në 300 euro për klient. Paratë përfitoheshin tërësisht nga Domi.

Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Një armë gjahu teke, marka “KralArms”

Dy palë dylbi

Tre aparate celularë

Gjithashtu, është shpallur në kërkim një tjetër person i dyshuar si i përfshirë në këtë rrjet shfrytëzimi, shtetasi E. S., 39 vjeç, banues në Durrës.

Ndaj të ndaluarit Klodian Domi rëndojnë akuzat për disa vepra penale, përfshirë:

“Shfrytëzimi i prostitucionit”

“Prostitucioni”

“Përshtatja e ambienteve për pro stitucion”

“Trafikimi i personave të rritur”

“Dhuna në familje”

“Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Durrës, për veprime të mëtejshme ligjore.

Policia e Shtetit thekson se do të vijojë pa ndërprerje operacionet për goditjen e trafikut të qenieve njerëzore dhe shfrytëzimit të individëve për prostitucion, duke bërë thirrje për bashkëpunim me qytetarët për raportimin e çdo rasti të dyshuar.

Related Posts

Temperatura rekord në Turqi. Termometri shënon 50 gradë!

Ankara- Ministria e Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike në Turqi raportoi se rekordi i të gjitha kohërave të temperaturës u thye më 25 korrik me 50.5 gradë…

Pronari i lokalit në Vlorë “merr hak” për kamarierin, bën për spital ish-shefin e qarkullimit, Ardian Isufi

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në një lokal në zonën e Skelës, ku një kamarier 18-vjeçar u dhunua nga një efektiv…

Pronari i lokalit merr hakun e kamarierit / Godet nënkomisarin dhe e bën për spital

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në një lokal në zonën e Skelës, ku një kamarier 18-vjeçar u dhunua nga një efektiv…

Aksident zinxhir në vend, përplasen 5 automjete (Detaje)

Një aksident zinxhir është regjistruar në autostradën Lushnje–Fier, në zonën e kthesës së Kolonjës, ku janë përplasur 6 automjete. Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, por…

2 shenjat e horoskopit që i vënë flakën gjithçkaje nëse gjërat nuk u shkojnë siç duhet

Sa herë ju ka ndodhur të zhgënjeheni nga një person, megjithatë sërish të bini në grackën e tij? Nuk është diçka për t’u fshehur e as për…

Tr*agjedi në Gjermani, treni del nga shinat! Disa të vd*ekur dhe të pl*agosur (PAMJE)

Një tren pasagjerësh ka dalë nga shinat mbrëmjen e së dielës në rajonin Baden-Württemberg, Gjermani, duke shkaktuar disa viktima dhe të plagosur, raporton Agjencia Gjermane e Shtypit…